Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, Autoriteti i Dosjeve dhe ish të përndjekurit politikë vendosën kurorë lulesh në Memorialin e Përndjekjes Politike në Lushnjë dhe u rikthyen në kampet e internimit në fshatrat e Lushnjës. Një nga ndalesat ishte në Savër, një nga qendrat më të mëdha të internimit në Shqipëri, ku i pranishëm ishte dhe Presidenti Bajram Begaj, që bëri thirrje për veprim dhe bashkëpunim mes institucioneve për dokumentimin e plotë të historive dhe mbrojtja e vendeve të vuajtjes së ish-të përndjekurve për edukimin e brezave të rinj. Shumë ish të dënuar kanë ikur pa gjetur gjetur eshtrat e familjarëve apo pa rimarrë pronat. Për këtë, ndjesa e shtetit duhet të jetë e thellë, tha drejtoresha e Autoritetit për Informim mbi Dosjes e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, që kërkoi drejtësi dhe kërkim për të zhdukurit.