Kombëtarja shqiptare ka vijuar në ditën e tretë përgatitjet për dy ndeshjet e kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Përveç seancës stërvitore stafi teknik organizoi edhe një miqësore me Kombëtaren U-19 në Shtëpinë e Futbollit, teksa trajneri Silvinjo ka pasur mundësi të testojë grupin që ka aktualisht në dispozicion në një ndeshje kontrolli.