Top Channel/ “Për shqiptarët”, nis nesër programi që na bën bashkë për të dhënë shpresë dhe kurajë
26/09/2024 20:02

Për shqiptarët, është spektakli më emocionues me protagonistët e vetëm njerëzit e thjeshtë me historitë e tyre frymëzuese. Programi që bën bashkë të gjithë shqiptarët për të dhënë shpresë, kurajo dhe realizuar ëndrra vjen nën moderimin e Elvis Naçit, që bamirësinë e ka kthyer në një kauzë mbarëshqiptare dhe Marina Vjollcës, që rikthehet në shtëpinë mediatike, Top Channel. Ku ka më bukur që në një program të bëhen bashkë të gjithë shqiptarët për të ndihmuar njëri-tjetrin, për t'i dhënë shpresë njëri-tjetrit dhe për të na bërë të ëndërrojmë... I kam të gjitha ndjenjat e gërshetuara bashkë ndihemi shumë mirë që kthehem në shtëpinë time të parë mediatike, aty ku u linda dhe rrita profesionalisht Për shqiptarët do të jetë një derë për këdo që jeta e ka sfiduar me humbje dhe dhimbje. Personazhet do të rrëfejnë live historinë e tyre dhe kushdo që do t’u dhurojë dashuri e shpresë mund ta bëjë në transmetimin e drejtpërdrejtë. / Live e bën shumë të ndjeshëm dhe transparent ngjarjen që po ndodh. Nuk ka gjë më të mirë se të bëhet live, është transparente, është e ndjeshme, dhe tregon atë që unë mendoj se është në ADN-në e shqiptarit, ajo që quhet bamirësi. Në një studio krejtësisht të re, po bëhen përgatitjen e fundit. Moderatorët nuk zbulojnë shumë detaje, por shprehen të bindur se rrëfimet njerëzore do të mbajnë mbërthyer publikun. Më beso, jemi çdo ditë në mbledhje me orë të gjata dhe çdo ditë na ndodh të prekemi nga historitë e shqiptarëve tanë. Vetëm pak minuta më parë, mbase mund ti kem sytë e lotuar, por lexojmë çdo ditë histori të reja dhe kam krenare që bëj një program të tillë dhe që shqiptarët janë kaq të fortë E premtja në mbrëmje në Top Channel do të jetë për shqiptarët, për dashurinë, për jetën... Në emisionin nesër në orën 21:00, Për shqiptarët, do të ketë emocione të pafundme

Top Channel/ Festa për të rinjtë! Argëtim e informim në parkimin e sheshit Skënderbej
08/12 22:57
Top News/ Java e kulturës austriake në Shqipëri/ Një kalendar i pasur aktivitetesh në shtatë ditë
25/10 17:06
Top Channel/ Parkim nëntokësor tek Pazari i Ri, do ndërtohet nga bashkia e Tiranës
09/10 19:55
Top Channel/ Kampionia shqiptare e xhudos, vajza nga Lezha në garat ndërkombëtare
05/10 20:18
Top Channel/ Doni të aplikoni për Lotarinë Amerikane? Hapen sot regjistrimet, çfarë duhet të dini
02/10 21:27
Top Channel/ Regjistrimet në UBT, studentët do të paguhen me 400 mijë lekë çdo muaj
02/10 19:58
Top Channel/ Rikthehet “Portokalli” këtë të diel, interes i lartë për ta parë “live”
30/09 20:06
Top Channel/ Punë për Arditin! 45-vjeçari i lindur me nanizëm i njohur për takimin me Nënë Terezën
28/09 19:52
Top Channel/Lori Caffe në Prishtinë! Festivali i Kafesë e Çajit, Kosova mirëpret produktet cilësore
26/09 20:09
Top Channel/ “Për shqiptarët”, nis nesër programi që na bën bashkë për të dhënë shpresë dhe kurajë
26/09 20:02
Top Channel/ Festa e koranit, 1.8 milionë rasat nga peshku i rrallë u hodhën në liqenin e Ohrit
14/09 19:48
Top Channel/ Panele fotovoltaike në shkolla, Balluku viziton shkollën e rikonstruktuar në Klos
11/09 19:56
Top News/ Copëza nga kultura turke në Shqipëri/ Nga Tirana në Durrës, koncerte dhe ekspozita
11/09 19:06
Top Channel/ Ayan Spirollari është talent në muzikë, por tani ka zgjedhur “Inxhinieri Mjedisi”
08/09 19:56
Top Channel/ “Të largojmë urrejtjen”, Veliaj në qendrën “Gonxhe Bojaxhi” në ditën e Nënë Terezës
05/09 19:56
Top Channel/ 400 apartamente, së shpejti shorti për ngarjen e banesave në lagjen “5 Maji”
31/08 15:23
Top Channel/Siguria e ushqimeve, Ekspertët:Analiza e fruta-perimeve vetëm në laboratorë profesionalë
31/08 15:13
Top Channel/Shtëpitë e reja, punimet e fundit në lagjen 5 maji, do strehohen të pastrehët e tërmetit
30/08 15:17
Top Channel/ Flamurtari–Barcelona/ Luhet ndeshja mes yjeve të viteve 80’. Kujtohet barazimi historik
30/06 12:35
Top Channel/ Libri “Klithmat e Brengës”! Historia e gjeneralëve që u dënuan për idetë që kishin
26/05 19:59
DIGITALB DIGITALB - OFERTA