Parlamenti Europian ka shënjestruar Serbinë në raportin e tij të fundit kushtuar ndërhyrjes së huaj në Europë dhe në Ballkanin Perëndimor, duke cituar aty mundësinë që Beogradi i ka dhënë kanalit rus, Russia Today të përhapë fushatën e tij në rajon. Kanali i njohur shtetëror rus është aktualisht nën sanksionet e BE-së me akuzën se është një vegel e qartë propaganda e Moskës.