Top Channel/ PD zyrtarizon Berishën pa rivalë, Ivi Kaso: Mereme Sela gaboi që ndoqi rrugën ligjore
05/05/2026 19:32

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur sot që Sali Berisha të jetë kandidati I vetëm në garë në zgjedhjet e 23 majit për drejtimin e partisë. Vendimi është komunikuar në fund të mbledhjes nga deputeti Ivi Kaso. “Komisioni njëzëri vlerësoi se zoti Berisha i plotësonte të treja këto kritere, ndërkohë që dy kandidatët e tjerë, pavarësisht se plotësonin kushtin e të qenit anëtarë të Partisë Demokratike, si zonja Sela dhe zoti Mulaj, nuk plotësonin kriteret e tjera përsa i përket eksperiencës së tyre drejtuese në strukturat qendrore dhe vendore të Partisë Demokratike për një periudhë 10-vjeçare, dhe për këtë arsye u konsideruan të papërshtatshme nga KOKOE-ja dhe u konsideruan gjithashtu të papërshtatshme dhe nga kryesia e Partisë Demokratike për të garuar”, tha Kaso. Pyetje: Ditën e djeshme zonja Sela ka dërguar në gjykatë shkresat për të cilat nuk është pranuar këtu nga selia e Partisë Demokratike për të kandiduar. Keni një koment për këtë? Ivi Kaso: Nuk është pranuar për të kandiduar, ju referojeni vendimmarrjes e cila nuk e ka kualifikuar. Unë besoj që vendimi i KOKOE-s është i qartë dhe i arsyetuar. Ndalet në rastin e zonjës Sela, e cila siç KOKOE e ka vërejtur dhe ka shqyrtuar, plotëson vetëm një kriter nga ato të përcaktuara në vendimmarrjen e datës 18.03, pra vetëm kriterin e anëtarësisë. As nga pikëpamja formale dokumentacioni i zonjës Sela nuk ishte i plotë, pasi i mungonte dhe kriteri tjetër thelbësor, pra paraqitja e formularit të dekriminalizimit, të cilin zonja nuk e ka paraqitur pranë Partisë Demokratike, por tutje asaj, për shkak se nuk plotësonte kriterin themelor, atë të një figure me eksperiencë drejtuese 10, të paktën 10 vjeçare në strukturat e larta drejtuese të Partisë Demokratike, automatikisht ka pasjellë skualifikimin e kësaj zonje. Sigurisht statuti parashikon edhe mënyrat në të cilat ankohet ndaj kësaj vendimmarrje kushdo i interesuar që është bërë pjesë e garës, dhe sigurisht ankimimi i drejtpërsëdrejti në gjykatë, në qoftë se është kjo që ka ndodhur, nuk është rruga e duhur statutore, pasi statuti parashikon që në këto raste ankimimi i drejtohet së pari gjykatës së partisë dhe mbas ezaurimit të kësaj rruge administrative, eventualisht çështja mund të bëhet objekt shqyrtimi edhe gjyqësor. Por besoj që në këtë rast jo vetëm statuti, por edhe kriteret e vendosura dhe transparenca që ka bërë KOKOE në vendimmarrjen e saj përsa i përket kësaj zonje, lë pak vend për diskutim.

Top Channel/ Alarm i kuq për klimën, rekord historik me temperatura mbi normalen
25/11 23:24
Top Channel/ Von der Leyen: Shqipëria, ritëm mbresëlënës! Së shpejti, fonde të reja
25/11 23:22
Top News- KE vlerëson progresin e Shqipërisë, Von der Leyen: Po ecën me ritëm mbresëlënës
25/11 22:35
Top News- ‘Burgu i Fierit si burg privat’/ Ndreca: Vijon saga e moslejimit tim për të takuar Veliajn
25/11 22:20
Top News- Makina del nga rruga e bie në kanal, humb jetën shoferi në Dimal
25/11 22:13
Top News- ‘Ndihem i kërcënuar nga Berisha’/ Ish-presidenti i Partizanit: Kam kërkuar azil në Zvicër
25/11 22:04
Top News – U plagos në sy gjatë protestës/ Hetimet në Prokurori, Erjon Vishkulli: Kërkoj drejtësi!
25/11 22:02
Top Channel/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari në Dimal
25/11 21:19
Top Channel/ “Shqipëria në sytë e Bajronit”, shfaqja e Ansamblit dhuron emocione nëe Skoci
25/11 20:34
Top Channel/ Trump rikthen tarifat doganore, preken 14 partnerët tregtarë të SHBA, mes tyre BE
25/11 20:26
Top Channel/ Ky është shqiptari që grabiti vilën e princit, çfarë morën
25/11 20:18
Top Channel/ AKU bllokon 79 tonë ushqime, refuzohet mish pule dhe miell e hime gruri
25/11 20:14
Top Channel/ Kosovë, protestë për femicidin. Aktivistët kërkojnë të trajtohet si urgjencë kombëtare
25/11 20:03
Top News- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Shqipëria luftë të pashembullt kundër korrupsionit
25/11 20:01
Top Channel/ Shqiptarët, më jetëgjatët! Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor me jetëgjatësi
25/11 19:58
Top Channel/ Vishkulli dëshmon në Prokurori, 28-vjeçari pas operacionit në Itali: M’u rrezikua jeta
25/11 19:55
Top Channel/ Dëshmitari i SPAK, azil në Zvicër, Paro Laçi: Ndihem i kërcënuar
25/11 19:49
Top Channel/ Rama para samitit BE- Ballkani: BE të guxojë për zgjerimin, unioni t’i ulë të gjitha…
25/11 19:41
Top Channel/ Wendt në takimin me Brahon e Ketën: Luftoni krimin, ju mbështesim për drejtësisë
25/11 19:40
Top Channel/ ’Vendet kandidate të ulen në një tryezë’. Rama: BE të gjejë kurajën për një hap të…
25/11 18:48