Top Channel/ “PD nuk respektoi primaret”, Majko për TCH: Ne po luajmë në sulm, pala tjetër…
25/03/2025 21:59

Ish kryeministri socialist Pandeli Majko i fundit deputet prej grupit të deputetëve ’92-’96 në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu tha se synon të marrë të nëntin mandat në bastionin e demokratëve, Kavajë. Gazetari Muhamed Veliu: Zoti Majko, si po shkon fushata juaj këtu në Kavajë? Deputeti Pandeli Majko: Fushata është në qytetin më të vështirë të politikës. Do të thotë jo vetëm për Partinë Socialiste, por edhe për të tjerët. Arsyeja është se ky qytet e ka filluar politikën kur politika nuk kishte filluar akoma, në sensin e asaj që erdhi pas demokracisë, në vitet ’90. Kjo dhe për më shumë arsye, besoj se kjo është një kërkesë që hesht duke folur dhe e kundërta. Gazetari Muhamed Veliu: Përmendët vështirësinë. Cila është vështirësia e dytë, pasi edhe në zgjedhjet e shkuara, ju ishit në një qark relativisht të ri për ju. Pse Pandeli Majko i duhet të përballet nga njëra vështirësi në tjetrën? Deputeti Pandeli Majko: Sepse jam deputeti më i vjetër i Partisë Socialiste dhe po nuk e bëra unë, pyetja është: kush do e bëjë? Gazetari Muhamed Veliu: A është i drejtë sistemi me të cilin ne po shkojmë në këto zgjedhje me lista të mbyllura dhe lista të hapura? Deputeti Pandeli Majko: Të jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, nga 37 deputetë të Partisë Socialiste, nëse do të flasim bazuar në rezultatin e vitit 2021, kur ne morëm 18 deputetë, i bie që afërsisht të jenë fitues 4-5 deputetë burra dhe 2-3 deputete gra. Që do të thotë se gara do të jetë shumë e fortë, por këtu qëndron dhe problemi, që ne po përpiqemi ta shmangim maksimalisht. Kjo nuk do të jetë një betejë për emra. Thelbi, beteja kryesore sot, është një betejë më e rëndësishme se kaq. Mendoj se vota për Partinë Socialiste është vota më e rëndësishme sot. Unë për atë jam këtu. Gazetari Muhamed Veliu: A është e drejtë formula të rinjtë e sapoardhur në Partinë Socialiste në listën e mbyllur, ndërsa ata me kontribute, sikurse edhe ju jeni, të qëndrojnë në listën e hapur Deputeti Pandeli Majko: Mendoj se ka një dallim shumë të rëndësishëm midis listave të PD-së dhe PS-së, por cilësia më e rëndësishme është që ne po luajmë në sulm. Pala tjetër po bën të kundërtën. Të shohim kush do të jetë fituesi i vërtetë. Një gjë ka shumë rëndësi të thuhet, PD nuk respektoi votën e Primareve të veta. Nëse një parti nuk respekton votën brenda partisë së vet, pikëpyetja më e madhe është sa do ta respektojnë ata votën e 11 Majit. Gazetari Muhamed Veliu: Sa konfident është Pandeli Majko për t’u ulur përsëri në Parlamentin e pas-zgjedhjeve të 11 Majit Deputeti Pandeli Majko: Këtë do ta vendosin votuesit! Do të jemi katër apo pesë burra që do ta fitojmë. Por, mendoj se më rëndësi se sa emrat, ka rëndësi se çfarë do të ndodhë me njerëzit tanë. Flitet që do të votojmë për integrimin e Bashkimit Europian, e vërtetë është, për ecjen e Shqipërisë përpara, e vërtetë është, për sigurinë e njerëzve, kjo është akoma më e vërtetë. Ajo që do të ndodhë duke votuar Partinë Socialiste, nuk do të realizojë një situatë eksperimentale për vendin. Me gjithë respektin që për të djathtën, mendoj se ata nuk janë gati, nuk janë gati si strukturë, nuk janë gati për përfaqësim dhe mendoj se për momentin, Shqipërisë i duhet të vazhdojë me këto të meta, me këto lloj problemesh, të cilat ne po përpiqemi të mos i përsërisim dy herë. Edhe me këta njerëz që po shkojnë te dyert e drejtësisë, ne jemi më të vërtetë se sa kundërshtarët tanë.

Top Channel/ Zegjineja falënderon Bardhon e PS, nuk i ndal ngacmimet për Bardhin e PD-së
05/07 15:19
Top Channel/ Rinumërimi në Durrës, Aulon Kalaja akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën
05/07 15:13
Top Channel/ Rama afat 48 orë për hapësirat publike! Thirrje për lirimin e ambienteve të përbashkëta
05/07 15:05
Top News – Zaptimi i hapësirave publike. Rama sjell shqetësimin e qytetarit e përsërit ultimatumin
05/07 14:25
Top News – Çfarë pritet në Kuvendin e ri. Zegjineja pranon mandatin dhe paralajmëron Gaz Bardhin
05/07 14:12
Top News – Një ditë pas ultimatumit të Ramës. Vlora nis aksioni për lirimin e hapësirave publike
05/07 13:09
Top News – Pa surpriza edhe Durrësi. PS e PD ‘firojnë’ me vota tepër nga 11 maji
05/07 12:58
Top Channel/ Marco Rubio do vijë në Tiranë! Ambasadori shqiptar në SHBA: Pranoi ftesën e Ramës
05/07 12:04
Top News – PD, tjetër shkresë KQZ. Për pamjet filmike të 11 majit dhe votën e diasporës
04/07 22:18
Top News – 4 Korriku, Berisha uron Trump. ‘SHBA feston pas fitores epike ndaj Ajatollahëve’
04/07 20:30
Top Channel/ Falenderime e ndjesë, Spiropali mesazh në mbylljen e legjislacionit të 10-të
04/07 19:46
Top Channel/ Berisha: Drejtorët ‘koka turku’! Rama ndërhyrje brutale në pushtetin vendor
04/07 15:10
Top Channel/ Zbulohen mesazhet e Ramës për socialistët: Lironi hapësirat publike!
04/07 15:06
Top Channel/ “Do përballeni me penalitete”! Tjetër ‘ultimatum’ nga Rama: Nuk ka ‘tokë e zanun’
04/07 13:48
Top Channel/ Rama batuta për ditëlindje: Faleminderit për urimet, por nuk festoj më me prefiksin 6
04/07 13:12
Top Channel/ Berisha uron SHBA-në për Pavarësinë: Ky përvjetor pas fitores epike ndaj Ajetollahëve
04/07 13:08
Top Channel/ Rinumërimi Durrës, s’ka surpriza! Vijon sot për të dytën ditë. E kërkoi Auron Kalaja
04/07 12:50
Top Channel/ Rama, ditëlindje në punë! Takohet me deputetët e Tiranës, kërkon angazhim në terren
04/07 12:03
Top News- Deputetët i japin lamtumirën Kuvendit/ Mbyllet seanca e fundit, opozita bojkoton votimin
03/07 22:52
Top Channel/ Seanca e fundit, miratohet akti normativ për buxhetin
03/07 22:32