Top Channel/ Paundi bie sërish, Banka e Anglisë paralajmëron rritje të normave të interesit
26/09/2022 19:26

Normat e interesit do të rriten "me aq sa të nevojitet" për të kontrolluar inflacionin, kështu paralajmëroi Banka e Anglisë të hënën, menjeherë pasi paundi ra në një nivel të ulët të paprecedentë në 1.03 dollarë këtë mëngjes. Një nivel i ri i ulët i paundit do të thotë se tashmë do të kushtojë më shumë importimi i mallrave - duke përfshirë naftën dhe gazin - që paguhen në dollarë. Tregjet tashmë janë përfshirë nga paniku për të ashtëquajturin mini-buxhet të kancelarit të ri Këasi Këarteng të premten, në të cilin ai njoftoi shkurtime të diskutueshme taksash me vlerë 45 miliardë paund . Masat e reja fiskale për uljen e taksave, të cilat përfshijnë heqjen e planeve për një rritje të taksës së korporatave dhe uljen e normës më të lartë të tatimit mbi të ardhurat, janë kritikuar shumë nga opozita por dhe nga vetë konservatorët. Kjo pasi ata thonë se nga ky plan do të përfitojnë shumë më tepër të pasurit se miliona njerëz me të ardhura më të ulëta. Grupe hulumtuese britanike thonë se shkurtimet e taksave që propozon Këarteng do të shkojnë për 5% të familjeve më të pasura, ndërsa vetëm 12% e përfitimit do të shkojë për gjysmën tjetër më të varfër. Pavarësisht premtimeve të kryeministres Liz Truss për të shpëtuar vendin nga një recesion, për të nxitur rritjen pritet që përqindja e njerëzve që jetojnë në varfëri absolute të rritet gjatë dy viteve të ardhshme nga 17%- në 20%. Euro gjithashtu arriti në nivelin më të ulët 20-vjeçar pasi Giorgia Meloni shpalli fitoren në zgjedhjet e përgjithshme në Itali. Por paundi po vuan më shumë se shumica për shkak të perspektivës ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar, e cila përballet me inflacionin më të lartë në mesin e vendeve të G7. Rekordi i mëparshëm për paundin britanik kundrejt dollarit amerikan ishte 37 vjet më parë më 25 shkurt 1985, kur një paund vlente pak më shumë se 1,05 dollarë. Pamjet: AFP

Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34