Metereologët në Mbretërinë e Bashkuar paralajmërojnë se vendi ka gjasa të përjetojë sot ditën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë gjatë qershorit, me temperatura që parashikohet të kapërcejnë 35 gradët Celsius, e të kalojnë kështu edhe rekordin e 35.6 gradëve të vendosur në vitin 1976.