Si të mos mjaftonte pakënaqësia masive që shkaktoi me reformen e tij të shumëkontestur të pensioneve, shefi i Elizesë Emmanuel Macron i paralajmëroi francezët të përgatiten për një ashpërsim të inflacionit dhe një rritje të re të cmimeve deri në vjeshtë. Komentet e tij, Macron i bëri në një intervistë dhënë gazetës “Le Parisien” në një kohë kur qeveria e tij po përpiqet të tregojë se do të godasë margjinat e larta të fitimit të kompanive të mëdha ushqimore.