Partia qeverisëse e Irlandës, Fine Gael ka emëruar Simon Harris si udhëheqës të ri për të pasuar ish-Kryeministrin Leo Varadkar. Ai bëhet zyrtarisht kryeministri më i ri në historinë irlandeze në moshën 37 vjeç. Ish-udhëheqësi Varadkar njoftoi dorëheqjen e tij të papritur të enjten, duke cituar "arsye personale dhe politike,". Kur u zgjodh në 2017-tën ai gjithashtu ishte udhëheqësi më I ri në historinë e vendit vetëm 38 vjeç.