Top Channel/ Parkim nëntokësor tek Pazari i Ri, do ndërtohet nga bashkia e Tiranës
09/10/2024 19:55

Në zonën e Pazarit të Ri do të ndërtohet një parking nëntokësor me dy kate. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi planin e projektit, i cili përfshin edhe rehabiltimin e fasadave dhe rrugës “Luigj Gurakuqi” deri te sheshi “Avni Rustemi”. Veliaj tha se me këtë projekt i jepet prioritet njerëzve, duke e kthyer sheshin “Avni Rustemi” në një destinacion për qytetarët dhe turistët e shumtë. “Nuk i kemi shpallur luftë makinave, por kemi vendosur që hapësira lart të jetë për njerëzit, ndërsa makinat do të futen poshtë, në parkimin e sheshit “Avni Rustemi”. Në hierarkinë e prioriteteve të një qyteti, njerëzit janë të parët dhe pastaj mjetet, në funksion të njerëzve. Parkimi do të ketë 210 poste, kurse sheshi “Avni Rustemi” do të transformohet në një destinacion. Ky është një vendim që e kemi marrë dhe nuk dua që asnjë nga bizneset të ketë dhimbje koke prej punimeve. Do sigurohemi që të mbarojmë pjesën më të madhe të punimeve gjatë dimrit, para se të vijë stina e turistëve. Në momentin që vëmë përpara pjesën më të madhe të volumit të punës, e kemi shumë më kollaj të punojmë me fasadat e ndërtesave individuale”, shpjegoi Veliaj. Ai u shpreh se një tjetër parking do të ndërtohet në hyrje të Liqenit Artificial për vendosjen e autobusëve të turistëve, si dhe për qytetarët që frekuentojnë parkun me familjen. Kryebashkiaku kujtoi se para 10 vitesh në Tiranë nuk kishte asnjë parkim nëntokësor.

Top Channel/ Ceremonia e Epitafit në Tiranë, qindra besimtarë ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:10
Top Channel/ ‘E Premtja e Madhe e Shenjtë’, besimtarët ortodoksë ndjekin ritualet në Fier
10/04 22:07
Top Channel/ Pashkët në Gjirokastër, mbahet në Katedralen Ngjallja e Krishtit ceremonia e Epitafit
10/04 21:54
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ kremtohet edhe në Berat, besimtarët ndjekin ritet qytet
10/04 21:47
Top Channel/ Besimtarët në Vlorë mbajnë ceremoninë e Epitafit, traditën e ringjalljes së Krishtit
10/04 21:43
Top Channel/ ‘E Premtja e Madhe’ në Durrës, besimtarët zhvillojnë ritet kishat e qytetit
10/04 21:41
Top Channel/ Besimtarë në Korçë kremtojnë të “Premten e Zezë”, kalojnë në Epitaf dhe luten për paqe
10/04 21:40
Top Channel/ Në serën me 70 lloje domatesh, i riu që prodhon domate të rralla
13/12 16:44
Top Channel/ Projekti për menaxhimin e mbetjeve deri në 2030/ Shqipëria ndahet në 10 rajone, plani për secilin
29/08 18:46
Top News- Ronaldo dhe Georgina drejt altarit. Vjen më në fund propozimi i yllit portugez për modelen
12/08 12:01
Top Channel/ UET synon rankimin botëror, përmes aplikimit në platformat Times Higher Education
24/07 20:03
Top Channel/ Artizania e fundit në Fier! 68-vjeçarja e përkushtuar punon ende në tezgjah
20/07 15:10
Top Channel/ Francë, festë dhe tragjedi/ PSG fitoi Champions, dy të vr*rë dhe 320 të arrestuar
01/06 12:29
Top Channel/ 5 mln USD taksë bimëve medicinale! Tarifën e Trump rrezikojnë fermerët shqiptarë
03/04 15:19
Top Channel/ Një në tre shqiptarë është obez! Fenomeni po prek edhe fëmijët
01/02 20:05
Top Channel/ Moda e armëve të ftohta! Si po i “zgjidhin” të rinjtë problemet
21/01 20:46
Top Channel/ Festa për të rinjtë! Argëtim e informim në parkimin e sheshit Skënderbej
08/12 22:57
Top News/ Java e kulturës austriake në Shqipëri/ Një kalendar i pasur aktivitetesh në shtatë ditë
25/10 17:06
Top Channel/ Parkim nëntokësor tek Pazari i Ri, do ndërtohet nga bashkia e Tiranës
09/10 19:55
Top Channel/ Kampionia shqiptare e xhudos, vajza nga Lezha në garat ndërkombëtare
05/10 20:18