Top Channel/ Panik në Tokio! 20 të plagosur pasi një burrë spërkati substancë misterioze në…
25/05/2026 21:16

Rreth 20 persona mbetën të plagosur të hënën në një qendër tregtare luksoze në lagjen e njohur Ginza të Tokios, pasi një burrë spërkati një substancë ende të paidentifikuar pranë një bankomati, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje masive të forcave të emergjencës. Sipas policisë së Tokios dhe shërbimeve zjarrfikëse, incidenti ndodhi në katin përdhes të kompleksit tregtar, një nga zonat më të frekuentuara dhe luksoze të kryeqytetit japonez. Qytetarët raportuan fillimisht një erë të fortë kimike, ndërsa shumë persona nisën të ankoheshin për vështirësi në frymëmarrje, djegie në fyt dhe irritime të syve. Shumica e të lënduarve pësuan simptoma të lehta, kryesisht irritim në fyt dhe probleme të përkohshme me frymëmarrjen, ndërsa autoritetet konfirmuan se nuk ka persona në gjendje kritike për jetën. Disa prej tyre morën ndihmën e parë në vendngjarje, ndërsa të tjerë u transportuan në spitale për kontrolle të mëtejshme. Pas alarmit, zona përreth qendrës tregtare u izolua menjëherë nga policia, ndërsa dhjetëra automjete emergjence dhe ekipe speciale mbërritën në vendngjarje. Pamjet e transmetuara nga mediat japoneze treguan ekipe shpëtimi të pajisura me kostume mbrojtëse dhe maska speciale, teksa evakuonin qytetarët dhe kryenin kontrolle për praninë e substancave të rrezikshme. Një grua 70-vjeçare, e cila ndodhej pranë bankomatit në momentin e incidentit, tregoi për mediat japoneze se ndjeu menjëherë simptoma të forta sapo iu afrua zonës. “Kur mbërrita, kishte shumë rrëmujë dhe mendova se kishte ndodhur ndonjë zjarr i vogël. Sapo shkova pranë bankomatit, fyti filloi të më kruhej dhe më mpihej. Njerëzit përreth nisën të largoheshin me panik”, deklaroi ajo. Sipas dëshmitarëve, disa persona nisën të kolliteshin dhe të kërkonin ndihmë menjëherë pas përhapjes së substancës, ndërsa punonjësit e sigurisë së qendrës tregtare urdhëruan evakuimin e menjëhershëm të zonës. Autoritetet japoneze kanë nisur një hetim të gjerë për të përcaktuar natyrën e substancës së përdorur dhe motivet e autorit të dyshuar. Deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi identitetin e tij apo nëse bëhet fjalë për një sulm të planifikuar. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në Tokio, veçanërisht pasi lagjja Ginza konsiderohet një nga zonat më të sigurta dhe më të frekuentuara nga turistët dhe biznesmenët.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50