Top Channel/ Pandemia “gropos” Gjermania, dëmi ekonomik shkon në 300 miliardë euro
25/05/2021 11:33

Kriza shëndetësore dhe ajo ekonomike që shkaktoi pandemia e koronavirusit, i ka shkaktuar ekonomisë gjermane një dëm prej 300 miliardë eurosh. Përllogaritjen e ka bërë vetë Instituti gjerman i Ekonomisë (IË). Drejtori i tij, Michael Hüther thotë se po të mos ishte për Covid 19, ekonomia gjermane do të vazhdonte rritjen e saj 10 vjeçare. “Norma e vaksinimit në Gjermani është rritur, e kjo është një shenjë e mirë që nuk duhet nënvlerësuar. Por, sërish nuk duhet të jetojmë me iluzionin se kriza nuk do të lerë gjurmë. Ekonomia është goditur dhe rritja e saj u frenua”, tha Hüther. Në tremujorin e parë të këtij viti, ekonomia gjermane pësoi rënie me 1.7 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm për shkak të ngadalësimit të konsumit privat nga kufizimet e gjata dhe më të rrepta të zbatuara me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë. Analistët presin që ajo t`i rikthehet rritjes pas pranverës. Ndërsa, qeveria këtë vit parashikon rritja do të jetë 3.5 për qind. ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, njoftoi më herët se vendi i tij, nga data 7 qershor, do të nisë vaksinimin masiv kundër koronavirusit për të gjithë, duke sqaruar se sistemi aktual i vaksinimit, që u jep përparësi grupeve më të cenueshme, nuk do të vlejë më. Ai tha se fushata e vaksinimit në Gjermani ka marrë hov javëve të fundit dhe se, deri në fund të majit, rreth 40 për qind e popullsisë gjermane do të jetë e vaksinuar me së paku një dozë.

Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52