Administrata shtetërore shpalos punën që bën në një javë të dedikuar me aktivitete informuese si dhe shpalos mundësitë e punësimit në institucionet publike. Java e administratës publike nisi këtë të hënë me panairin i cili do të qëndrojë i hapur deri më 29 maj, për të vijuar deri më 31 maj me takimet mbi punën e administratës në universitete dhe me fëmijët.