Top Channel/ Pamjet nga aksidenti tragjik ku humbën jetën 2 të rinj në Malësi të Madhe
19/05/2021 11:13

Gazetari i Top Channel Andi Bora ka siguruar videon nga momenti i aksidentit në Malësi të Madhe ku humbën jetën dy të rinj, Serxho Kukaj dhe Eglis Delaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Omaraj” dhe në aksident u përfshinë , një mjet tip “Audi” me drejtues policin 53-vjeçar të identifikuar me inicialet V. N., dhe një mjet tip “Mercedes Benz“ me drejtues shtetasin M.B., 19 vjeç, me të cilin udhëtonin si pasagjerë Serxho Kukaj, 21 vjeç, dhe Eglis Delaj, 20 vjeç. Automjetet e përfshira në aksident po udhëtonin me drejtimin Koplik – Shkodër. Drejtuesi i automjetit “Mercedez” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një muri rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme Serxho Kukaj, ndërsa Eglis Delaj ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal. Policia bën me dije se i dëmtuar nga ky aksident ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit “Audi“, i cili ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë për shkak të dëmtimeve të marra. 53 vjeçari ishte me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe dhe grupi hetimor ka vendosur të kryejë arrestimin e tij dhe të 19 vjeçarit pasi ka siguruar pamjet filmike nga momenti i aksidentit dhe pas hetimeve në vendngjarje.

Top News – 20 minuta shi përmbytin Vlorën. Bllokohen rrugët, uji arrin deri në 40 centimetra
22/10 11:47
Top Channel/ Peshëngritësi Erkand Qerimaj në SPAK
22/10 11:41
Top News – Rama në Budva për Procesin e Berlinit: Jam i lumtur këtu
22/10 11:30
Top News – Rama nxjerr ‘karrige’ betoni. Ftesa e tretë për dialog me studentët dhe pedagogët
22/10 11:25
Top Channel/Protesta e Studentëve, protestuesit mblidhen pranë Kuvendit, nisin…
22/10 11:18
Top News – Makina fluturon dhe përfundon në kanal/ Lushnje, shpëton çifti i bashkëshortëve
22/10 10:42
Top News – Grushta në parlament, Noka përballet me Ballën
22/10 10:41
Top Channel/ Protestuesit mblidhen rreth Kuvendit, policia bllokon akses kryesore
22/10 10:37
Top News – Shkodra dhe Korça i bashkohen bojkotit. Studentët dhe pedagogët lënë bosh auditorët
22/10 10:34
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, turistët e zhveshur argëtohen në rrugët e qytetit
22/10 10:21
Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, situatë problematike në disa lagje
22/10 10:04
Top Channel/ Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të rënda
22/10 09:53
Top News – Karriget zëvendësohen me stola guri, Rama përsërit thirrjen për dialog
22/10 09:35
Top Channel/Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnje, plagoset një çift
22/10 09:33
Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07