Pamje të rënda që po qarkullojnë në media tregojnë momentet kur dy të rinj shqiptarë, të shtrirë në tokë dhe me duart e lidhura, goditen nga disa zyrtarë policorë në Shkup. Ngjarja ka nxitur reagime publike dhe ka vënë në qendër të vëmendjes veprimet e policisë gjatë ndërhyrjes.