Mes kaosit e dhunës që ka përfshirë Tiranën prej katër ditësh, ku kryeqyteti është kthyer në një fushëbetejë mes Policisë së Shtetit dhe mijëra protestuesve të rinj, studentë e gjimnazistë, vijnë edhe këto pamje të rënda. Përballë gurëve të të rinjve protestues nuk ka munguar dhe forca policore. Në rrjetet sociale u denoncuan dy raste të rënda të dhunës policore ndaj protestuesve. Shpërndarja masive e videove në rrjetet sociale solli dhe reagimin e policisë. Disa orë pasi videot mbërritën te qytetarët, Policia e Shtetit njoftoi pezullimin nga detyra të dy punonjësve, që dhunuan protestuesit.