Në disa pamje të çuditshme pranë universitetit te Kabul shiheshin sot rreth 300 gra afgane me veshje të zeza muslimane që mbajtën një marshim pro qeverisë talibane. Gratë e mbuluara nga koka deri te këmbët shoqëroheshin nga luftëtarë të armatosur talibanë. Disa prej tyre kuptoheshin nga trupi i vogël që ishin në moshë adoleshente ose me te reja. Të veshura sipas kodeve strikte të qeverisë së re për arsimin, gratë mbanin flamurë talibanë dhe brohorisnin kundër Perëndimit, duke shprehur mbështetje për politikat islamiste. Ne ndryshim nga qeverisja e 20 vitive me pare, Talibanët kanë thënë se do të lejojnë gratë të studiojnë në universitet për sa kohë klasat janë të ndara sipas sekseve.