Për herë të parë, Teatri "Aleksandër Moisiu" solli për publikun leximin artistik të një vepre dramaturgjike, një format që vë në qendër tekstin dhe fuqinë e fjalës së shkruar. Në ambientet e Muzeut Etnografik u prezantua drama me një akt "Palltoja", e autorit durrsak Ilir Paja.