Top Channel/ Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci, NATO: Aleatët vendosin individualisht
02/04/2025 20:01

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se si shef i Aleancës së Atlantikut të Veriut nuk komenton mbi marrëveshjen trepalëshe të mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Në një konferencë për media në Bruksel, Rutte ka thënë se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është shqetësim i madh për NATO-n andaj edhe janë prezentë me forcat e KFOR-it. “Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është shqetësim i madh. Kjo është arsyeja pse NATO-ja është e pranishme në Kosovë dhe gjithashtu në Bosnje dhe Hercegovinë. Ne kemi pesë aleatë, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë dhe Slloveninë, dhe të gjithë po punojmë ngushtësisht së bashku”, ka thënë ai. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka ritheksuar se autorët e sulmit në Banjskë dhe atij ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri në vitin 2023 duhet të dalin para organeve të drejtësisë, dhe se për këtë duhet të punojë Serbia. Rutte ka thënë se duhet bërë përpjekje që situata në Kosovë të mbetet e qëndrueshme. “Situatën e sigurisë në Kosovë e ndjekim nga afër në mënyrë sistematike që nga 1999. Tani gjendja është shumë më e qëndrueshme dhe kështu të vazhdojë. Sa i përket Banjskës dhe sulmit ndaj trupave të KFOR-it, serbët duhet të punojnë për të nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë. Kam folur për këtë me Vuçiçin në telefon, por edhe kur drekuam në Bruksel dy javë më parë”, ka theksuar Sekretari i NATO-s.

Top News-Nga një GTA 6 për pensionistët/Mitsotakis njofton shpërblimin e fundvitit për të moshuarit
20/11 18:27
Top News-Studentët serbë përplasen me BE / Shkak plani për rishqyrtimin e marrëveshjeve me Kosovën
20/11 13:39
Top Channel/ Bosnja i ndalon hyrjen Radoicicit: “Mund të jetë larguar drejt Rusisë”!
20/11 12:18
Top Channel/ Parlamenti serb e nis me Kosovën/ Bakić përplaset me Vuçiçin: Çfarë ndodhi me…
20/11 12:18
Top News – Studentët zgjedhin Aleksandër Çupiç/Serbi, një profesor transporti në krye të parlamentit
19/11 15:23
Top News – Të djathtët ‘dëbojnë’ Vuçiç. Partitë Popullore diskutojnë pezullimin e partisë së tij
19/11 12:10
Top News – Incidenti me këngën serbe. Kos telefonon Kurtin pas incidentit: I kërkova ndjesë
18/11 20:40
Top News- Gati për dialog me Listën Studentore/ Koalicioni Shqiptar s’heq dorë nga kërkesat
18/11 19:00
Top News – Miliona euro nga tregtia e armëve/Embargoja e Vuçiç ‘s’piu ujë’, kompania vijoi kontratat
18/11 13:05
Top News – “Bukë, arsim, liri”, “Jashtë amerikanët” / Greqia kujton kryengritjen studentore të 1973
18/11 12:14
Top News- Mossad zbulon komplotin / Irani përdor shqiptarët për sulme terroriste në Greqi
18/11 10:09
Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35