Top Channel/ Paketa e re ekonomike! Mitsotakis premton rritje pagash dhe 400 euro për pensionistët
05/09/2026 23:02

Një paketë të re masash ekonomike, që prek pensionistët, punonjësit, fermerët, familjet me fëmijë dhe bizneset shpalli mbrëmjen e së shtunës, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në fjalimin tradicionla për hapjen e Panairit të 90 Ndërkombëtar të Selanikut Paketa për vitin 2027 vlerësohet në rreth 1,8 deri në 2 miliardë euro, ndërsa një pjesë e masave do të zbatohet gradualisht deri në vitin 2030. Konkretisht pensionistët mbi 65 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit e pasiguruar, do të marrin nga 30 nëntori sivjet, çdo vit, një ndihmë të përhershme prej 400 eurosh, 100 euro më shumë se sot. Një tjetër masë është edhe kthimi i një pjese të qirasë. Më 30 nëntor do të bëhet rimbursimi me vlerën e një qiraje mujore për vitin 2025, ndërsa mjekët, infermierët dhe mësuesit që shërbejnë në zonat e periferisë do të përfitojnë një mbështetje sa dy qira mujore. Në sektorin privat, paga minimale do të rritet gradualisht nga 950 euro në prill të 2027 në 1.000 euro bruto deri në janar të vitit 2028, ndërsa kontributet që paguan punonjësi do të ulen edhe me 0,5%. Nëpunësit e shtetit do të marrin nga dhjetori i vitit 2027 për herë të parë pas më shumë se një dekade një bonus Krishtlindjesh prej 500 eurosh bruto. Pagat e tyre do të rriten gjithashtu gradualisht me rreth 80 euro bruto në muaj deri në fillim të vitit 2028. Lehtësime të mëdha Mitsitakis ka shpallur edhe për fermerët. Ata profesionistë me të ardhura deri në 20 mijë euro në vit nuk do të paguajnë tatim mbi të ardhurat. Edhe familjet me tre fëmijë do të përjashtohen nga tatimi për të ardhura deri në 20 mijë euro, ndërsa për familjet me katër ose më shumë fëmijë rritet edhe bonusi i lindjes. Një tjetër masë është “Kursimi për Brezin e Ri”. Prindërit do të mund të vendosin deri në 1.200 euro në vit në një llogari për fëmijën dhe shteti do të shtojë të njëjtën shumë pa të drejtë tërheqje deri në moshën 18-vjeçare, kur ky fond mund të kalojë 60 mijë euro dhe të shërbejë për hapjen e një biznesi apo studimesh. Për strehimin nis programi i ri “Shtëpia ime 3” me fond 2 miliardë euro, ndërsa qeveria premton edhe ulje graduale me 30% për qind të çmimit të energjisë elektrike në tregun me shumicë deri në vitin 2029.Gjithashtu me qëllim frenimin e blerjeve të huaja në tregun e banesave, sidomos në zona ku çmimet dhe qiratë janë rritur shumë, për qytetarët nga vende jashtë Bashkimit Europian,si Kina, Turqia apo Israeli, taksa për blerjen e një banese do të rritet nga 3 në 15%. Nga marsi i vitit 2027 hiqet gjithashtu taksa e pronës së palujtshme, ENFIA, për banesat në vendbanime me deri në 2.000 banorë dhe deri në 2.200 banorë në Maqedoninë Perëndimore. Mitsotakis e paraqiti paketën si një pjesë të “dividendit të rritjes” së ekonomisë greke, në një periudhë kur kostoja e jetesës dhe fuqia blerëse mbeten ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53