Top Channel/ Osmani dhe Abazoviç përplasen për “Ballkanin e Hapur”
30/05/2022 18:52

Diskutimi mbi Nismën e Ballkanit të hapur u shoqërua me replika mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri të Malit të Zi, Dritan Abazoviç në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, Abazoviç tha se një pjesë e shoqërisë së Malit të Zi e kundërshton “Ballkanin e Hapur” për shkak të rolit të Serbisë në këtë nismë. “Për mendimin tim, një pjesë e shoqërisë në Mal të Zi e kundërshton [‘Ballkanin e Hapur’], vetëm sepse është kundër çdo gjëje që është Serbia. Ata nuk e kanë problem nismën, por kanë problem personal”, tha ai duke shtuar se “problemet personale në politikë shpeshherë nuk japin mundësinë për ndonjë lloj vizioni”. Ndaj komentit të Abazoviçit reagoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Ne i kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit vendit që bëri gjenocidin ndaj nesh, pa kërkuar ndjesë, pa parë keqardhje nga ana e tyre, pa kriminelët pas hekurave apo të nxjerrë para drejtësisë, pa pasur rreth 2,000 të zhdukur në periudhën e luftës, një vendi që fle mbi varre masive. Si mund të tregojmë më shumë sesa në këtë mënyrë të shtrijmë dorën e miqësisë dhe bashkëpunimit?”. Abazoviq, duke iu kundërpërgjigjur Osmanit, deklaroi se askush nuk është në situatë që të zgjedhë qeveri në një vend tjetër. “Si ka mundësi që ju, me shumë gjasa do të uleni në Procesin e Berlinit me të njëjtët njerëz, të cilët fatkeqësisht nuk e njohin Kosovën, ndërkaq Ohri [ku do të mbahet takimi i ardhshëm i ‘Ballkanit të Hapur’] është problem? Kjo është ajo që unë nuk e kuptoj”, tha Abazoviç Kosova kundërshton nismën “Ballkani i Hapur”, duke këmbëngulur në atë që Kosova duhet të përfaqësohet si e barabartë. Ndërsa sipas Abazoviç qëllimi i vetëm i shtetit të tij në politikën e jashtme është anëtarësimi i plotë në BE teksa tha se në takimin e “Ballkanit të Hapur”, që do të mbahet më 7 dhe 8 qershor, do të marrë pjesë si mysafir. Pamjet: AFP

Top News – Shpërthim në lagjen Plakë të Athinë, shembet godina në lagjen ‘shqiptare’
25/09 13:37
Top News- Ndikimi i Teheranit/ Armët nga Bosnja dhe lidhjet e rrjeteve kriminale në Suedi
25/09 12:17
Top News- Përafrimi i politikave me BE/ Mali i Zi vendos viza për rusët, bjellorusët dhe turqit
25/09 11:05
Top News – Vuçiç dorëhiqet pa dëbuar rusët. Presidenti serb: Do të flas me Putin për naftën
25/09 09:56
Top News- Rënia e rreshterit Bunjaku në Banjskë/ Politika nderon dëshmorin: Agresori vijon i lirë
24/09 12:34
Top News-Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin/ ‘Marrëveshjet e arritura nga Dialogu, janë të detyrueshme’
23/09 14:30
Top News- ‘Ishte një fyerje ndaj viktimave’/ Kroacia kritikon Serbinë për nderimet ndaj Mlladiç
23/09 13:18
Top News- Gafa e ambasadores serbe në Spanjë/Puth flamurin e Holandës dhe bën shenjën e tre gishtave
23/09 10:43
Top News- Athina i përgjigjet Turqisë: “Kimonas” dhe “Centaurus” përballë armatës turke
22/09 22:57
Top Channel/ Paga minimale 1400 euro në Malin e Zi, qeveria miraton paketën e quajtur euromodel
22/09 12:27
Top News – Serbia ‘robotizon’ ushtrinë / Tregon ‘qentë’ kinezë në stërvitjen treditore
21/09 13:22
Top News – 10 mijë euro për të jetuar në Çamëri. Greqia plan për ripopullimin të zonave kufitare
19/09 20:00
Top News – Rritje pagash nga janari në Mal të Zi/ Spajiç: Minimalja arrin deri në 1,400 euro
18/09 13:04
Top News- Shqiptarë e serbë, ‘sherr’ për indianët/ Ironia në Instagram: Ejani në Tiranë e Serbi
17/09 13:49
Top Channel/ Dënimet në Hagë, Vuçiçit nuk i del inati me shqiptarët, kërcënon e shpërthen ndaj Ramës
16/09 23:18
Top News- Vuçiç i pakënaqur me Hagën, mesazh serbëve: Mos festoni, vendimi jo përfundimtar
16/09 22:28
Top News- Tjetër arratisjeje e Alket Rizait/ Theu lejen e posaçme, Greqia e shpall në kërkim
14/09 11:28
Top News- ‘Popull serb ka në Serbi’/ Haxhiu përplaset me deputetin e Listës Serbe
09/09 17:30
Top News- Mitsotakis hap thesin: 400 euro për pensionistët, rritje pagash dhe ulje taksash në Greqi
06/09 12:07
Top News- “Krenar që nuk dorëzova asnjë serb në Hagë”/ SNS kandidon Vuçiçin për kryeministër
05/09 21:15