Organizata Botërore e Shëndetësisë po vijon të vlerësojë rrezikun për kërcënimin që i kanoset popullit sudanez pasi njëra nga palët në konflikt mori nën kontroll një bio-laborator që përmban viruse vdekjeprurëse nw Khartum. Ata raportuan se vijon puna për të vlerësuar kërcënimet në shëndetin publik, pasi në atë laborator ndodhen patogjenët e lisë dhe kolerës. Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Michael Ryan, deklaroi se ekipet janë në terren për të informuar qytetarët rreth rrezikut që mund të vijë nëse situata agravon më tej. Pamjet: AFP