Mbi 150 artistë do të ngjiten në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në dy mbrëmje GALA. E konceptuar si një festë shqiptare mes artistëve dhe publikut, si rrallë herë, kjo shfaqje bën bashkë solistët, korin, orkestrën dhe trupën e baletit, nën regjinë dhe koreografinë e Renato Zanellas e dirigjimin e Sergio Alapont.