Top Channel/ “Nuk marr dot rrogën në Iran”, Asani: U zhgënjeva në Botëror
06/04/2026 23:21

Eliminimi nga faza play-off e Botërorit 2026 la pas shumë lot dhe analizë. Në Varshavë, Shqipëria preku kufijtë e historisë, por u ndal nga detajet. Jasir Asani, njeriu që ka dhuruar rregullisht emocione me të majtën e tij, këtë herë e ndoqi dramën nga tribunat. Sot, mes stërvitjeve te Partizani dhe ankthit për situatën në Iran ku aktivizohet me Esteghlalin, Asani thyen heshtjen, në këtë intervistë ekskluzive për Top Channel dhënë gazetarit Endi Tufa. Për shumëkënd, Shqipëria luajti si e barabartë, por rezultati në tabelë nuk e pasqyroi atë që u dha në fushë. Asani tregon se si u përjetua brenda grupit ai moment ku fati na ktheu shpinën. “Me thënë të drejtën ka qenë në përgjithësi një rrugëtim i mirë, pasi kemi fituar ndeshje të rëndësishme dhe arritëm deri në play-off, por ndonjëherë futbolli është i padrejtë. Në Poloni ne patëm rastet tona për të bërë golin e dytë por në futboll siç i thonë asaj shprehje, po nuk shënove do e pësosh. Kur je në tribunë e sheh ndryshe, Bajrami bëri çdo gjë shumë mirë, por ndonjëherë nuk shkon topi në portë, nuk ke fat. Ai është i mërzitur shumë, kishte shansin të bënte golin e dytë, por nuk ka qenë e shkruar”, Jasar Asani, futbollist i Kombëtares. Edhe pse qëndrimi në tribunë mund të krijonte hatërmbetje, Jasir Asani tregon pjekuri profesionale duke vlerësuar punën e teknikut brazilian dhe unitetin e skuadrës, pavarësisht zgjedhjeve teknike. “Kush nuk ka qejf me qenë në fushë, unë mund të isha pak i mërzitur sepse edhe mund të luaja, por për atë vend trajneri vendos. Unë i jam shumë falënderues Sylvinhos sepse ai më solli në kombëtare. Ai që kur ka ardhur ka bërë një punë të jashtëzakonshme, u kualifikuam në Europian, tani ishim shumë afër play-off-it dhe merita i shkon atij. Grupin e ka pasur gjithmonë me vete dhe e ka”, shton ai. Larg fushës së blertë të kombëtares, jeta e Asanit është ndërlikuar nga situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme. I bllokuar në Tiranë, ai tregon vështirësitë e komunikimit me klubin e tij dhe pasigurinë e kontratës në një vend në luftë. “Kontakte kam me lojtarët dhe klubin, por shumë pak sepse ata nuk kanë internet gjithë ditën, kanë vetëm 3-4 orë. Ishalla sa më shpejt vjen paqja. Ata nuk duan që të iki, më duan aty, por mbetet për t’u parë se sa duhet të pres sepse kështu pa stërvitje është shumë e vështirë. Rroga vazhdon, por është problem se s’ke si me e marrë rrogën se atje është luftë. Atje nuk funksionon tani asgjë”, theksoi ai. Në këtë periudhë pritjeje, sulmuesi i është rikthyer rrënjëve në Shqipëri. Stërvitja me Partizanin nuk është vetëm çështje forme, por një nevojë shpirtërore për t’u ndjerë sërish pjesë e një familjeje. “Normal ajo është shtëpia ime, në Shqipëri e kam thënë vetëm Partizani. Stërvitja te Partizani është një ambient që e njoh, këtu kam dalë kampion dhe ndihem shumë mirë. Ishalla del Partizani kampion, por duhet me i marrë ndeshjet një nga një, sidomos me ndeshjet e vogla se janë ato që ta humbin kampionatin”, përfundoi Asani. Për Jasir Asanin, kjo pranverë e vitit 2026 nuk ngjan me asnjë tjetër. Mes nostalgjisë për atë gol që nuk erdhi në Varshavë dhe shpresës për t’u rikthyer në fushë diku ku ka paqe, ai mbetet i fokusuar. Siç thotë edhe vetë: Futbolli ka dhe të mirat dhe të këqijat që duhet t’i mbash vetë përsipër. Tani, i mbetet kohës të vendosë se ku do të jetë destinacioni i radhës i “mëngjarashit” të kuqezi.

Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34