Një vlerësim aq i papritur edhe për atë vetë, aq sa u shpreh i “tronditur dhe i frikësuar” nga lajmi: Nobeli i sivjetshëm i Letërsisë i shkoi shkrimtarit norvegjez Jon Fosse, i vlerësuar nga academia suedeze në Stokholm për dramat dhe prozën e tij novatore.