Teksa fliste për faktin se Serbia nuk është e ftuar në Samitin ‘online’ për Demokraci të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden, presidenti serb Aleksandar Vuçiç u përgjigj se “gjithkush ka të drejtë të vlerësojë demokracinë e dikujt tjetër si të dojë”. SHBA-ja ka të drejtë të ftojë këdo që dëshiron në samitin e saj, tha Vuçiç në një prononcim për gazetarët, në Beograd pasi mori dozën e tretë përforcuese anti Covid.