Në shkurt inflacioni ra poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë, por sipas Këshillit Mbikëqyrës është ende herët për të folur mbi uljen e mundshme të normës bazë të interesit që do të lehtësonte të gjithë kredimarrësit. Guvernatori njoftoi se norma bazë e interesit për lekun në 3.25% nuk do të ndryshojë edhe për muajt e ardhshëm.