Top Channel/ Njihuni me çiftin që kanë 26 vite diferencë në moshë, i ngatërrojnë me babë e bijë
26/06/2023 18:09

Një grua që është 26 vjet më e vogël se partneri i saj ka thënë se njerëzit mendojnë se ai është i ati. Allison, 45 vjeç dhe Ben Hornsby, 71 vjeç, u takuan në vitin 1998. Çifti që tani kanë pesë fëmijë, janë shumë të dashuruar, por janë përballur me shumë situata të ndryshme dhe të pakëndshme ndër vite. “Njerëzit kanë supozuar gabimisht se unë jam vajza e Benit. Mësuesit mendonin se Ben është gjyshi i fëmijëve tanë. Ndjej sikur njerëzit mendojnë se marrëdhëniet me një diferencë të madhe në moshë nuk funksionojnë dhe ne nuk jemi të lumtur”, tha Allison. Allison solli në jetë trinjakët Benjamin, Noah dhe Ethan në vitin 2003, në moshën 26-vjeçare, ndërsa Ben u bë baba për herë të parë në moshën 52-vjeçare. Tre vjet më vonë, ajo lindi sërish binjakë, Mia dhe Jude, të cilët tani janë 16 vjeç. Ndërsa rrisnin fëmijët e tyre, çifti nga Florida u përball me komente negative nga njerëzit. Edhe pse shumë njerëz e kanë kundërshtuar lidhjen e tyre, çifti thotë se familjet e tyre janë shumë mbështetëse, pasi e kanë aprovuar dashurinë e tyre që në fillim. Megjithatë, disa miq dhe kolegë ishin skeptikë pasi mendonin se marrëdhënia e tyre nuk do zgjaste. “Ne të dy ishim të rritur, kështu që nuk pamë problem me diferencën e moshës. Nëse e doni vërtet njëri-tjetrin, mos lejoni që askush të ndikojë tek marrëdhënia juaj”, u shpreh Allison. Pamjet; AFP

Top News- Frikë për sulm ndaj fabrikave të armëve/ Shërbimi i Inteligjencës: Rusia mund të sulmojë
24/11 20:30
Top News- Sulmi ndaj anijeve ruse në Libi/ Ukraina këmbëngul se ishte akt vetëmbrojtjeje
24/11 19:30
Top News – Iraku kërkon naftën e kurdëve/ Haset në refuzim, rrezik për përshkallëzim të tensioneve
24/11 16:32
Top Channel/ Lobim për kompani naftë? Senati nis hetime për zv/presidentin e SHBA, Vance!
24/11 16:23
Top Channel/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, sërish pa Serbinë: Por optimist për lidershipin e ri!
24/11 16:14
Top News – Lufta kapërceu Evropën… / Ukraina: Sulmi mbi anijet ruse në Libi, vetëmbrojtje
24/11 15:16
Top News-5 gra vriten çdo orë / Të dhënat e OKB, femicidi mbetet në shifra të larta
24/11 15:16
Top News – Frikë për sigurinë mbretërore… / ‘Vidhet’ shtëpia e princit William, dy të arrestuar
24/11 15:11
Top News – Luanesha në arrati pranë Stambollit / Plasin memet në rrjet, panik në qytet
24/11 15:11
Top News – BE ndalon makinat kineze / Muajin e ardhshëm kufizohen importet e hibrideve
24/11 15:11
Top News – SHBA ‘frenon’, bllokon Patriotët / FT: Sekretari i Luftës po vonon dorëzimin në Kiev
24/11 13:16
Top News – 5 mijë vdekje nga i nxehti këtë verë / Britania e Madhe u përvëlua, thyhet çdo rekord
24/11 13:16
Top News – Urdhëron mbylljen e plotë të Hormuzit / Irani kërcënon SHBA, tre cisterna nafte në flakë
24/11 13:14
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë…!’ / Bombarduesit rusë ‘terrorizojnë’ Korenë e Jugut
24/11 12:59
Top News – Ukraina ‘terrorizon’ Mesdheun. Flota ‘sekrete’ që sulmon rusët, panik për anijet tregtare
24/11 12:57
Top News – Kishte vizione të Djallit e Ferrit/Botohen ditarët e Papa Françeskut, ‘krizë shpirtërore’
24/11 12:43
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Sllovakia: Gati të mbyllë negociatat
24/11 12:25
Top News – Nga kuaj fuqi në fuqi zjarri… / Toyota “nis” të prodhojë armë, Japonia militarizohet
24/11 12:08
Top Channel/Spektakël në qiell: Sot shfaqet “Superhëna e Kastorit”,e para e tre superhënave radhazi!
24/11 12:08
Top News – Huang kthehet në krye të Nvidia-s / Pas ndërhyrjes së Trumpit, ndryshon papritur bordi
24/11 11:54