Një tërmet i magnitudës 7.1 goditi rajonin jugperëndimor të Meksikës duke ngjallur edhe frikën e një tsunami përgjatë vijës bregdetare të rajonit. Epiqendra e goditjes ishte pranë Los Órganos de San Agustín dhe vetëm 12 km larg resortës së Acapulcos, sipas institutit të Gjeologjisë në SHBA. Tërmeti kishte një thellësi prej vetëm 11 km nga sipërfaqja. Ai ka shkaktuar dëme të mëdha në një sërë zonash, përfshirë Roman Sur, një lagje e Mexico City.