Portrete shkrimtarësh dhe një karrige e firmosur nga ata. Këto të shoqëruara me një album. Autori i kësaj ekspozite të veçantë është Roland Tasho. Fotografi i mirënjohur e ka nisur hershëm këtë projekt, ku fotoja më e hershme daton në vitin 1998. Tasho e quan këtë cikël si fotgrafitë më të arrira, sepse portreti është një nga specifikat e tij. Por vecantia sigurisht që është kjo karrige e vjetër.