Top Channel/ Nis shpallja e rezultateve, Celibashi tregon më të votuarit nga PS e PD
30/04/2021 15:23

Këmbanat që bien në prag të Pashkës ortodokse lajmëruan edhe përfundimin e rezultateve paraprake të kandidatëve që garuan për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në rang vendi, nga të gjitha forcat politike më i votuari është Taulant balla me mbi 21 mijë vota, pas tij renditet Fatmir Xhafaj. Ndërsa vendin e tretë e mban kryetari i PD-së, Lulzim Basha me një diferencë rreth 200 votash me kryetarin e PS-së, Edi Rama i cili renditet i katërti. Ndërsa gruaja më e votuar demokrate është Grida Duma e nga socialistet rezulton Belinda Balluku. Nga 140 deputetët e ardhshëm , në parlament do të ulen dhe kandidatë me shumë pak vota duke qenë brenda vijës së kuqe të listës së partisë apo për shkak të kuotës gjinore, si aleati i PD, Vangjel Dule që ka marr vetëm 847 vota apo Monika Kryemadhi, që edhe pse kryetare e LSI-së mundi të marr vetëm 1771 vota. Ndërsa Najada Çomo e PS-së, që u votua vetëm nga 1583 persona. Më tej, vota preferenciale ndëshkoi Ilir Beqajn në Shkodër, si dhe Pandeli Majkon e Mimi Kodhelin në Tiranë që nuk do jenë më ligjvënës. Sipas hartës gjeografike, vetëm në dy qarqe ka pasur ndryshim të renditjes së kandidatëve sipas listës së bërë nga partia ku konkretisht në Tiranë, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi edhe pse ishin jashtë listës së sigurt me votat e shumta preferenciale do të jenë deputetët e ardhshëm dhe ju rrëmbejnë mandatet kolegëve të tyre Fidel Ylli dhe Ervin Bushatit. Ndërsa në Elbasan, ka qenë Luçiano Boçi i Partisë Demokratike që zuri vendin e Eugen Isai.

Top News – Sherr me thika në Tiranë. Ndërron jetë 49 vjeçari, arrestohet autori
24/09 09:45
Top Channel/ Dy operacione në 24 orë, arrestohen 2 persona me armë pa leje në Tiranë dhe Krujë
24/09 09:35
Top Channel/ Masa e sigurisë ndaj Embro Sulejmanit, avokati I tij mbërrin në GJKKO
24/09 09:28
Top Channel/ Arrestohet Shpëtim Aliu, “Kumbari” i drogës u kap në Rusi
23/09 23:29
Top News- Integrimi i Shqipërisë brenda 2027, Komisioni Evropian me plan të ri për anëtarësimin
23/09 22:25
Top Channel/ Protestuesit në shesh, thirrje për nesër para Kuvendit: Ramën e ka mbytur krimi
23/09 21:49
Top News- “Ku të mbytemi…do digjemi”, panik në Vlorë, flakët drejt Babicës së Madhe
23/09 21:07
Top Channel/ Përshkallëzohet bojkoti i avokatëve, kundërshtojnë rregulloren e GJKKO
23/09 20:02
Top Channel/ Opozita braktis komisionin për reformën, PS mbron propozimin për 46 bashki
23/09 19:59
Top Channel/ Plani i BE për Shqipërinë, KE gati të japë mbështetjen për 2027-n
23/09 19:56
Top Channel/ SMS zbulojnë klanin e Ballukut, detajet nga dosja e Vlora Hysenit: Më ka thirr Skënderi
23/09 19:55
Top Channel/ “Poshtë narkoshteti”, protestuesit marshojnë drejt bulevardit: Nuk shitet Shqipëria
23/09 19:39
Top Channel/ Zjarr pranë liqenit të Viroit, digjet një sipërfaqe me bar dhe shkurre
23/09 19:32
Top Channel/ “Po tallen me ne”, debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë
23/09 19:29
Top Channel/ “Opozita të ngrihet më e fuqishme”, Berisha: Mbështetja e protestës, detyrë madhore
23/09 19:27
Top News- Shkrumbohen kosheret e bletëve, zjarr i madh në Drojë të Kurbinit
23/09 19:03
Top News-“Na ndihmoni, se u dogjëm”,flakët drejt banesave në Vlorë, shkrumbohen ullinjtë shekullorë
23/09 19:02
Top News- Flakë të mëdha në Gjirokastër, zjarrfikësit betejë për të fikur zjarrin
23/09 19:01
Top Channel/ “Mbështetësit tanë në këmbë”, Berisha përjashton bojkotin:Do të ishte avantazh për Ramën
23/09 19:00
Top Channel/ “E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”, aktivistja i zë pritë deputetes së PS
23/09 18:59