Teatri Komëbtar i Operas dhe Baletit u elektrizua mbrëmjen e së enjtes nga ndërthurja e simfonisë që korri sukses triumfal në Leningrad, atë të Schostakoviç-it dhe koncertit të mirënjohur të Rachmaninoff-it, “Renaissance of a Barbarian Artists”. Me pjesëmarrjen e veçantë të dirigjentit të mirënjohur Jacopo Siparo di Pescasseroli, dhe pianistit me famë ndërkombëtare Giuseppe Albanese, në bashkëpunim me orkestrën e TKOB duke filluar kështu sezonin e ri artistik.