Të zgjedhurit e popullit iu rikthyen jetës parlamentare në një seancë të qetë pa debate, me vetëm tre ndryshime nga legjislatura e shkuar. Ligjvënësja socialiste, Zegjine Caushi, u shfaq me një look të ri, duke tërhequr vëmendjen e kolegëve deputetë. Aktivistja Ardiana Kalaja u ul për herë të parë në llozhën e parlamentit si këshilltare e grupit parlamentar të PD. Ndërsa Neomalësorja, Marjana Koceku, pas shumë muajsh mungesë, zuri vendin si deputete e pavarur në rreshtat e fundit të grupit parlamentar të PD, duke mbajtur distancë nga ish-grupi i saj parlamentar i PS. Sa herë ia përmendën emrin deputetët e opozitës, Ermal Nufi, ministër i mbrojtjes, e kaloi me sportivitet dhe të qeshura. Me 79 vota pro, Klodiana Spahiu është zgjedhur ministre e re e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën që dha dorëheqjen disa ditë më parë. Ndërsa numri dy i kuvendit do jetë Evis Kushi.