Shpërthimi në spitalin Al-Ahli e “shton tmerrin e tragjedisë që po ndodh para syve tanë prej ditësh tashmë. Përsëri, ata që po e paguajnë më shtrenjtë janë civilët e pafajshëm. Duhet gjetur qartazi se kush është përgjegjës për këtë krim dhe të përballet me drejtësinë”, deklaroi shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Joseph Borrell.