Top Channel/ Netanyahu: I “dërrmuam militantët”! Hamasi nxjerr nëndetësen “kamikaze”
19/05/2021 12:09

Me bombardimet 9 ditore në Gaza e kthyem Hamasin vite të tëra mbrapa, deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Operacionet në territor vazhdojnë me intensitet të plotë. si ushtria izraelite, ashtu edhe grupet militante palestineze në Gaza vazhduan të shkëmbejnë zjarr, duke dëshmuar kështu qartazi se përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund dhunës, deri tani kanë pasur shumë pak sukses. shefi i ekzekutivit izraelit këmbënguli se Hamasi që udhëheq Gazën ka marrë disa goditje të forta dhe shtoi se operacionet do të vazhdojnë derisa të rivendoset qetësia për qytetarët izraelitë. Nuk kam asnjë dyshim se ne i kthyem ata për shumë vite prapa. Jam i sigurt se të gjithë armiqtë tanë e shohin çmimin që kemi për agresionin kundër nesh. Jam i bindur se do te nxjerrin mësime. Izraeli ndërkohë nxorri pamje të momentit kur një mini-nëndetëse kamikaze e Hamasit u godit nga forcat ajrore të shtetit hebre, dhe personat që po e komandonin në distancë u neutralizuan në makinën e tyre. të paktën dy raketa e goditën objektivin duke shkaktuar një shpërthim të madh në ujrat perreth. Izraeli llogarit se në fillim të konfliktit, fraksionet militante palestineze kanë pasur një arsenal prej rreth 12,000 raketash ose mortajash në Gaza. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se deri të martën pasdite, militantët kanë lëshuar rreth 3,300 raketa në Izrael, 500 e të cilave kanë dështuar. Në Nju Jork, takimi i fundit i Këshillit të Sigurimit të OKB-së përsëri nuk arriti të prodhojë ndonjë marrëveshje, se si të koordinohet përgjigjja ndaj dhunës. SHBA-ja i bllokoi përpjekjet e mëparshme për të lëshuar një deklaratë të përbashkët të Këshillit të Sigurimit, që apelonte për armëpushim të menjëhershëm.

Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09