Top Channel/ Nesër super-sfida, Sylvinho: Me Serbinë duel special! Kush fiton, më pranë Botërorit
10/10/2025 19:36

Shqipëria është gati për “finalen” me Serbinë, ku në Leskovc kuqezinjtë do të luajnë shanset e tyre për një vend në “Play Off”-et e Botërorit 2026. Tekniku i kuqezinjve, Sylvinho, u shpreh se skuadra do të luajë vetëm për fitore në këtë duel, teksa u shpreh se për të ardhmen e tij mendon ai. Braziliani gjithashtu u ndal dhe te dueli me Serbinë në Botërorin 2018, kur ishte zv.trajner i “Seleçaos”, duke u thënë se ekipi serb vijon të ketë cilësi, por të njëjtën gjë ka dhe ekipi i tij. “Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, por kjo është më e rëndësishmja. Fituam me Letoninë dhe tani kjo ndeshje ka sens. Nëse fitojmë, me Andorrën do të jetë më e rëndësishmja. Janë ndeshje të ndryshme. Besoj se do të jetë një përballje e bukur. Siç e thashë, është një ndeshje e rëndësishme dhe e bukur. Për tre ditë e gjysmë kemi pasur stërvitje në Tiranë. Dje kemi zhvilluar një stërvitje të nivelit të lartë. Nesër do të duhet të zgjedhim lojtarët që do të hedhim në fushë. Mungesa e golit nuk më shqetëson nga sulmuesit. Goli është pika e fundit e futbollit. Kam besim që lojtarët do t’i përgjigjen atyre që kemi përgatitur në stërvitje. Në fakt edhe ne e dimë ekipin e tyre. Luajnë me 3 qendërmbrojtës, 2 krahu, 3 mesfushorë dhe 2 sulmues. Nuk mund t’ju them për ndonjë surprizë, por kemi një stërvitje të rëndësishme që na pret pas pak. Futbolli është i paparashikueshëm. Nuk mund të vësh një bast. Kam pasur një karrierë 15-16 vite si lojtar. Kam qenë zv.trajner te një ekip që kam përjetuar eksperiencën e Botërorit. Asgjë nuk është e parashikueshme. Kundërshtari është i fortë. E kemi parë edhe te ndeshja në Tiranë që niveli mes ekipeve ishte aty-aty. Ne jemi rritur shumë nga eksperienca në Europian. Unë dhe lojtarët e mi duhet të futemi me zemër e me shpirt në fushë. Nuk më intereson shumë momenti që po kalon lojtari. Nëse ai është i gatshëm të ndihmojë Kombëtaren, atëherë mund të luajë. Kemi bërë një rrugëtim për të arritur te kjo ndeshje. Nëse fiton këtë ndeshje dhe më pas merr zero pikë, atëherë je i eliminuar. Kemi lojtarë që prej tre vitesh ka pasur ndryshime. Edhe skuadra ka ndryshuar. Unë besoj te të gjithë lojtarët e mi dhe duhet të bëj zgjedhjet e mia nesër. Jo në varësi të formës së lojtarit, por për atë që jep në fushë. Në fakt të gjithë jemi të mësuar me presionin në këtë profesion. Je mësuar të luash me kundërshtarë që 18 vjeç. Luan derbi që 21 vjeç. Kam pasur vetë eksperienca. Mund të shërbejë si motivim ekstra. Kush fiton nesër, i rritet më shumë probabiliteti për të shkuar përpara në ‘Play Off’. Jemi të qetë dhe po punojmë mirë. Për të ardhmen time, mendoj unë. Kam pasur një rrugëtim timin në karrierë. Edhe si trajner e zv.trajner në ekipe të ndryshme. Jam i lumtur me punën time në Shqipëri. Ne nuk jemi të përhershëm dhe nuk i dihet kurrë si shkon e ardhmja e lojtarit ose trajnerit. Serbia i shfrytëzon mirë hapësirat. Mbaj mend në vitin 2018, kur isha zv.trajner te Brazili, u ndeshëm me Serbinë në Botëror. Ka një ekip ndryshe nga 2018, por cilësitë teknike dhe fizike ishin dhe janë ende aty. Në fakt nuk i lexoj çfarë shkruhet ose thuhet. Nuk më interesojnë deklaratat. E kam thënë më përpara. I kam parë që në 2018 ekipin e Serbisë. Nga ana tjetër mund të them të njëjtën gjë. Kemi një ekip shumë të mirë. Kemi lojtarë cilësorë që dinë të shënojnë dhe të japin më të mirën në fushë. Kjo është e bukura e punës me Kombëtaren, është e ndryshëm nga klubi. Kemi lojtarë që luajnë me skemën 3-5-2 te klubet e tyre, ndërsa këtu luajnë 4-3-2-1. Periudha më ideale e punës me Kombëtaren është tetori dhe nëntori. Për aspektin psikologjik të lojtarëve kemi punuar. Sigurisht që Kombëtarja është e hapur. Në këtë grumbullim ka ardhur dhe Cake e Gripshi. Është përgjegjësi e madhe të marrësh lojtarë. Cake ka bërë stërvitje tepër të mirë. Dhe me Gripshin kemi punuar mirë. Jam shumë i lumtur me të gjithë lojtarët dhe krenar me ta”, tha Sylvinho.

Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36
Top News – Ndeshja me Finlandën/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, mungon Luis Hasa
01/10 19:10
Top Channel/ Shqipëria hap Ligën e Kombeve, zbulohet formacioni i Maran
26/09 20:03
Top Channel/ Maran debuton me kuqezinjtë, trajneri kërkon vendosmëri, ndeshja në DigitAlb
26/09 12:17
Top Channel/ Dueli me Bjellorusinë në Digital, Maran: Shqipërisë i duhen rezultate
25/09 20:01
Top News – Në prag të ndeshjes me Bjellorusinë/ Maran-Skuadër e fortë dhe kompakte, kemi respekt
25/09 18:41
Top News-Përgatitjet e Kombëtares. Asllani stërvitet veçmas, Cake drejt rikuperimit
24/09 21:50
Top News- Kombëtarja pret Bjellorusinë. Arbitra anglezë do të vendosin drejtësi në fushë
24/09 19:07