Top Channel/Në pritje të ofertave/Presidenti i Vllaznisë:Ka rinovuar, kanë mbetur vetëm disa detaje
01/06/2021 15:30

Festa për Vllazninë për kurorëzimin e këtij sezoni duket se zgjat shumë pak pasi tashmë ajo është rikthyer në vitrinë dhe si rrjedhojë është në qendër të vëmendjes dhe të interesit të kujtdo. Veç çështjes së privatizimit që me gjasë gjithçka është mbyllur në favor të sponsorit aktual Alban Xhaferri, ajo që mbetet për t’u parë është vazhdimësia e këtij stafi drejtues që kontribuoi në rikthimin e Vllazninë pas 13 vitesh tek Kupa e Shqipërisë dhe në krye të tabelës së klasifikimit në garë për titullin deri në javën e fundit. “Por jam shumë i kënaqur për gjithçka që kemi bërë dhe dua të falënderoj këdo që ka kontribuar dhe më kanë mbështetur nga Albani tek Voltana, skuadra dhe këdo që kam pasur afër. Ka qenë një sezon i madh”, tha Tomas Bërdaric, trajneri i Vllaznisë. Nga mbrëmja e djeshme, Tomas Brdaric zëvendësi i tij Elvis Plori dhe drejtori teknik Matko Djarmati, kanë përfunduar kontratën. Top Channel ka mësuar se për ta ka një ofertë prej 130.000 eurosh nga një skuadër në kampionatin e Kosovës, ndërkohë që sigurisht arritjet e këtij viti i bëjnë edhe më të kushtueshëm për të rinovuar tek skuadra shkodrane, që është padyshim zgjedhja e parë e tyre. “Ne na duhet të flasim si fillim me Albanin i cili duhet të marrë tashmë edhe klubin dhe shpresoj që të vazhdojmë bashkëpunimin”, tha ai. Megjithatë vetë presidenti Xhaferi, pas përfundimit të ndeshjes mbrëmjen e së hënës theksoi se gjithçka është mbyllur. “Trajneri ka rinovuar kanë mbetur disa detaje ë vogla por puna më e madhe fillon nga nesër”, tha Alban Xhaferi, presidenti i Vllaznisë.

Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36
Top News – Ndeshja me Finlandën/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, mungon Luis Hasa
01/10 19:10
Top Channel/ Shqipëria hap Ligën e Kombeve, zbulohet formacioni i Maran
26/09 20:03
Top Channel/ Maran debuton me kuqezinjtë, trajneri kërkon vendosmëri, ndeshja në DigitAlb
26/09 12:17
Top Channel/ Dueli me Bjellorusinë në Digital, Maran: Shqipërisë i duhen rezultate
25/09 20:01
Top News – Në prag të ndeshjes me Bjellorusinë/ Maran-Skuadër e fortë dhe kompakte, kemi respekt
25/09 18:41
Top News-Përgatitjet e Kombëtares. Asllani stërvitet veçmas, Cake drejt rikuperimit
24/09 21:50