Ambasadori kinez në Francë, Lu Shaye ngjalli debate të zjarrta në BE me deklaratat e tij të fundit, në të cilat vinte në pikëpyetje sovranitetin e ish-shteteve sovjetike, sic është dhe Ukraina. Pohimet e tij gjatë një interviste televizive se këto ish republika “nuk kanë një status efektiv në ligjin ndërkombëtar”, shkaktuan një stuhi të vërtetë diplomatike.