Top Channel/ Në mes të Beogradit ngriti flamurin kueqezi, flet për TCH boksieri që tërboi serbët
08/08/2026 17:59

Përfytyroni një arenë me 22 mijë njerëz që ulërasin kundër teje. Një atmosferë armiqësore që dridhet si nga tërmeti, një shtet i tërë që nuk të do aty dhe vetë organizatorët e UFC-së që të bëjnë presion të tërhiqesh. Por asgjë nga këto nuk e ndali luftëtarin shqiptar Dennis Buzukja, që në mes të Beogradit, të ngrinte lart duart për të bërë shqiponjën dhe të futej në kafaz me flamurin kuqezi. Ai nuk e njihte frikën, dhe këtë, serbët e kuptuan shumë shpejt. “Gjatë peshimit, ia bëra duart kështu… e nxora shqiponjën dhe doli direkt në çdo lajm. Ishte provokim, e pranoj. Por kur erdhi dita e ndeshjes dhe doli fotoja ime në arenë… u çmendën. Ishin 22 mijë serbë brenda, filluan të bërtisnin, bënin zhurmë, dridhej arena si me qenë tërmet. UFC më bëri shumë presion që të mos dilja me flamur, pasi shteti i Serbisë nuk e pranonte. Por unë kisha flamurin aty në karrige, e pashë dhe thashë: ‘Nuk më intereson, unë e kam ndarë mendjen, do dal me të’. Dhe kur dola… çfarë nuk bënin. Të shanin, të pështynin… por asnjë nga ato nuk më bëri përshtypje”, u shpreh luftëtari i UFC-së Dennis Buzukja. Të hysh në “strofullën e ujkut” dhe të dalësh me kokën lart kërkon një karakter të hekurt. Por ky mentalitet luftëtari nuk u formua vetëm në ring. Dennisi u kalit mes punëve të rënda të ndërtimit, llaçit, skelave dhe lodhjes ekstreme në rrugët e Amerikës. Për të arritur majat e arteve marciale mikse, atij i është dashur të bëjë një jetë të dyfishtë. “Kam punuar në ndërtim… me beton, me skela, me rrymë elektrike, me gjithçka. Punë e rëndë. Mbas punës, pushoja gjysmë ore brenda në makinë dhe ashtu i lodhur i jepja makinës edhe një orë e gjysmë në trafik për të shkuar në stërvitje. Stërvitesha 2-3 orë dhe e bëja këtë gjë çdo ditë, 6 ditë në javë”, tha Buzukja. E gjithë kjo force dhe ky karakter, buron nga rrënjët e tij. Prindërit lanë gjithçka pas në vitin e errët 1997 për t’i siguruar atij një të ardhme në “Tokën e Premtuar”. Por edhe pse i rritur mijëra kilometra larg, zemra e shtëpisë së tyre mbeti gjithmonë në Shqipëri. “Origjinën e kam prej Shkodrës. Prindërit kanë ikur në vitin ’97, kanë lënë gjithçka mbrapa dhe kanë shkuar në Amerikë vetëm për mua, për të më dhënë një jetë dhe mundësi më të mirë. Jam rritur duke u mësuar se prindërit janë shqiptarë. Ata nuk dinin asgjë për Amerikën. Kështu që unë u rrita si shqiptar, me gjuhën, kulturën dhe shtëpinë shqiptare”, shtoi ai. Sot, ai nuk është thjesht një emër premtues në UFC. Ai është simboli i djalit të emigrantëve që me punë, sakrificë dhe krenari për gjakun e tij, ka arritur të detyrojë edhe arenat më armiqësore të heshtin përballë forcës së tij.

Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36
Top News – Ndeshja me Finlandën/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, mungon Luis Hasa
01/10 19:10
Top Channel/ Shqipëria hap Ligën e Kombeve, zbulohet formacioni i Maran
26/09 20:03
Top Channel/ Maran debuton me kuqezinjtë, trajneri kërkon vendosmëri, ndeshja në DigitAlb
26/09 12:17
Top Channel/ Dueli me Bjellorusinë në Digital, Maran: Shqipërisë i duhen rezultate
25/09 20:01
Top News – Në prag të ndeshjes me Bjellorusinë/ Maran-Skuadër e fortë dhe kompakte, kemi respekt
25/09 18:41
Top News-Përgatitjet e Kombëtares. Asllani stërvitet veçmas, Cake drejt rikuperimit
24/09 21:50
Top News- Kombëtarja pret Bjellorusinë. Arbitra anglezë do të vendosin drejtësi në fushë
24/09 19:07
Top Channel/ Sam Barrott i Premier League arbitron Shqipëri-Bjellorusi të shtunën në Tiranë
24/09 15:36
Top Channel/ Maran projekton formacionin ndaj Bjellorusisë, dëmtimet i hapin rrugë të rinjve
23/09 15:32