Ish-minatori Urim Fiku që humbi jetën një ditë më parë nuk është sulmuar nga ariu. Hetimet sollën ndryshimin e versionit të parë dhënë në fshatin e Bulqizës ku edhe jetonte 62-vjeçari. Ekspertiza ka konfirmuar se ka një plagë që dyshohet me armë zjarri në trup dhe po hetohen shkaqet e ngjarjes