Top Channel/ Ndryshimet në administratën publike, zbulohet strategjia për integrimin
04/03/2025 19:46

Për të arritur objektivin Shqipëria e 2030 në Bashkimin Europian, administrata publike po forcon jo vetëm mekanizmat e transparencës dhe profesionalizmit; por pritet që të kthehet dhe në një administratë të gjelbër. Në draf-strategjinë për reformën në administratën publike kërkohet që deri në 2028 punonjësit të kenë reduktuar përdorimin e letrës në komunikimet zyrtare, duke i zëvendësuar me shkresa elektronike. Në dokument parashikohen ndryshime të tjera ligjore; me qëllimin e përzgjedhjes së nëpunësve me meritë, të painfluencuar nga aktorë dhe faktorë të jashtëm, që punojnë me efikasitet dhe motivim si dhe të kryejnë trajnime të vazhdueshme e gjithpërfshirëse. ‘Nëse i referohemi pjesës së emigracionit të punonjësve që largohen në tregje ndërkombëtare, janë së pari pagat dhe së dyti kushtet e punës e për tu rritur në karrierë. Me këtë draft duket se po korrigjohen këto problematika, e nis administrata publike duke i dhënë një shembull të mirë e sektorit privat. Ne jemi një vend që jo vetëm po përmirësojmë aspektin legjislativ prej integrimit në BE, por që patjetër duhet të vimë me një administratë publike që është sa më afër kushteve të Bashkimit Europian e me nënpunës të kualifikuar’-shprehet Romina Radoshiqi, eksperte ekonomie. Draft strategjia parashikon investime në motivimin e mirëqënien e nëpunësve publikë, duke i përkrahur edhe me shpalljen e “punonjësve të dalluar”. Ndërsa priten ndryshime në strukturën e pagave si dhe shpërblime financiare; elementë që duhen mbështetur sipas ekspertëve. ‘Tashmë kemi një strategji të përcaktuar mirë se si do të matet performanca e punonjësve duke u afruar më tepër në meritokraci. Ky është element shumë pozitiv që administrata dëshiron të punësojë më të mirët. Matja e performancës do të ndikojë edhe në produktivitetin e punonjësve. Do shihen edhe rritja e stimujve materialë dhe jo materialë që ndikon në motivimin e kënaqësinë në punë’. Duke nisur prej vitit 2026 planifikohet një metodologji e re e vlerësimit të pozicioneve të punës, ndërsa do të fillojë edhe pilotimi i punës hibride, duke i dhënë mundësi administratës të punojë në distancë. “Qëllimi i punës në distancë është që ti të kryesh punën në ambientin që ti do, por je i detyruar të përfundosh detyrat që të janë caktuar. E shoh lehtësi sepse nuk do të kemi probleme me performancën apo mbingarkesë për kolegun tjetër. Lehtëson ata që janë familjarë”.

Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58
Top Channel/ 25 mijë në protestë në Madrid. Spanjollët kërkojnë garanci për pensionet
24/10 19:56
Luftë në bulevard! Përplasje të ashpra në terren, policia dhe protestuesit nuk ndalen
24/10 19:56
Top Channel/ Belgjika, studentët në protestë. Kundërshtohen reformat në arsim, shtrenjtimi i jetesës
24/10 19:55
Top Channel/ Franca, 135 të arrestuar sot. 70 mijë forca sigurie në gatishmëri
24/10 19:54
Top Channel/ Thyejnë xhamat, protestuesit dëmtojnë një biznes privat
24/10 19:51
Top Channel/ Protesta nisi si demonstrim paqësor bashkë me PD, u kthye në përplasje me policinë
24/10 19:43
Top Channel/ Plagoset në bark, protestuesi i lënduar me plumb gome
24/10 19:40
Top Channel/ Sulmohet selia e PS, fishekzjarrë edhe drejt Bankës së Shqipërisë
24/10 19:18
Top Channel/ Protestuesit në rrugët e Tiranës, ecin në drejtime të ndryshme
24/10 18:59
Momente tmerri/ Flakë e plumba gome/Sheshi kthehet në fushëbetejë, shpërthejnë përplasjet e dhunshme
24/10 18:46
Top Channel/ “Lumë” fishekzjarrësh drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët
24/10 18:43
Top Channel/ Kaos dhe tym në sheshin “Skëndërbej”, protestuesit në grupe
24/10 18:39
Top Channel/ Protestuesit u vënë flakën hunjve prej druri për t’i përdorur kundër policisë
24/10 18:37
Top Channel/ Turisti gjerman ha akullore, sheh si spektator protestën
24/10 18:27
Top Channel/ Plagoset një i protestues me plumb gome, e ndihmojnë shokët e tej
24/10 18:22
Top Channel/ Ha sufllaqe në qetësi, protestuesit e tjerë në sheshin “Skëndërbej”
24/10 18:09
Top Channel/ Lojëra dhe puthje përpara kamerës, momente të veçanta nga dy protestuesit viralë
24/10 17:53
Top Channel/ Ha sufllaqe në qetësi, protestuesit e tjerë në sheshin “Skëndërbej”
24/10 17:50