Përpjekjet e përfaqësuesit të Lartë të Perëndimit në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt nuk e ndaluan dot miratimin e ligjit të pronës shtetërore në Republikën Srpska të Bosnjes, I cili shihet si përpjekje për transferimin e kesaj prone nga shteti boshnjak tek entiteti serb. Autoriteti përgjegjës për çështjet e pronës në Republikën Serbe pohoi se ligji për pronën e paluajtshme shtetërore që përdoret për funksionet e autoriteteve publike ka hyrë tashmë në fuqi nga mbrëmjë e së martës.