Pas një nate në alarm, situata në Gjirin e Lalzit po shkon drejt përmirësimit, ndërsa ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri. Flakët që u përhapën me shpejtësi mbrëmjen e së martës, të favorizuara nga era e fortë, detyruan autoritetet të evakuonin për disa orë personat që ndodheshin në një resort turistik dhe në një banesë pranë zonës në flakë.