Top Channel/ Ndalohet sjellja “mizore” ndaj AI: Anthropic ndryshon kushtet e përdorimit të Claude!
11/10/2026 14:13

Anthropic sapo ka ndryshuar kushtet e përdorimit të produkteve të saj dhe, duke shtuar ndër të tjera ndalimin e atyre që i përshkruan si “sjellje abuzive ose mizore ndaj modeleve te kesaj platforme, të cilat janë të shtrira në kohë dhe të pajustifikuara”. Sipas rregullave të reja, Claude mund të ndërpresë bisedat me përdoruesit që shfaqin vazhdimisht sjellje të tilla. Ky ndryshim ka celur një debat mbi një çështje gjithmonë e më të diskutuar: A mund të konsiderohet keqtrajtim mënyra se si njerëzit komunikojnë me inteligjencën artificiale dhe, mbi të gjitha, a mund të përjetojnë këto sisteme emocione apo vuajtje? Corriere della Sera shtron pikërisht kjo pyetje, duke vënë në dyshim nëse toni i përdorur nga njerëzit gjatë bisedave mund të ketë ndonjë rëndësi për një model gjuhësor. Sipas medias së njohur, përfaqësues të Anthropic kanë deklaruar se nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia që modelet e kompanisë të përjetojnë emocione. Në këtë kontekst, disa studiues kanë nisur të shqyrtojnë temen e mirëqenies së inteligjencës artificiale dhe mundësinë që sisteme të tilla të mund të kenë, në të ardhmen, një formë të drejtash. Cështja vazhdon të mbetet e diskutueshme, sepse fakti që një sistem i inteligjencës artificiale mund të prodhojë përgjigje që duken emocionale nuk përbën, në vetvete, provë se ai përjeton ndjenja apo vuajtje. Ndryshimi i rregullave të Anthropic ngre gjithashtu pyetje mbi kufijtë e autoritetit të kompanive teknologjike për të përcaktuar normat etike që rregullojnë marrëdhënien mes njerëzve dhe inteligjencës artificiale. Artikulli përfundon me një vëzhgim kritik të autorit: vendosja e kufijve ndaj mënyrës se si përdoruesit trajtojnë Claude-in mund të shihet si një hap drejt një koncepti të ri të marrëdhënies me makinat, në një kohë kur diskutimi mbi statusin dhe të drejtat e inteligjencës artificiale po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje.

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06