Top Channel/ Ndahet nga jeta mikja e shqiptarëve. Madeleine Albright: Sekretarja e parë e SHBA
23/03/2022 22:48

ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, një grua e madhe dhe një mike e mirë e shqiptaërve u nda nga jeta të mërkurën në moshën 84 vjecare pasi vuante nga kanceri. Madeleine Albright, ishte gruaja e parë e zgjedhur në postin e sekretares së shtetit më 1997 dhe shërbeu si e tillë deri në vitin 2001. Një nga figurat kryesore në administratën e Presidentit Bill Clinton, ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë, dhe përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore si dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin. E njohur si "një kampione e demokracisë", Albright pati rol thelbësor në pavarësinë e Kosovës, ku ka bërë dy vizita . në Prishtinë, në 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, u zbulua në Prishtinë busti për nder të saj. Albright ka vizituar edhe Shqipërinë në vitin 2000 kur vendi po gjentë më në fund pak qetësi pas trazirave të vitit 1997 dhe përfundimit të luftës në Kosovë . Albright fliste shpesh për sfidat e të qenit gruaja e parë që drejtonte Departamentin e Shtetit. Ajo ishte e njohur edhe për mbajtjen e karficave dekorative për të përcjellë mesazhet e saj të politikës së jashtme. Kur Saddam Husseini iu referua Albright si një gjarpër, ajo filloi të mbante një karficë gjarpëri prej ari. Ndërkohë në një shkrim të Neë York Times të shkruar muajin e kaluar pak para pushtimit rus të Ukrainës, Albright argumentoi se udhëheqësi rus Vladimir Putin do të bënte "një gabim historik" në pushtimin e Ukrainës dhe paralajmëroi për kosto shkatërruese për vendin e tij.E lindur si Marie Jana Korbelová, Albright iku nga nazistët si fëmijë nga vendlindja e saj, Çekosllovakia gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo u bë një shtetase amerikane në vitin 1957.

Top News- Gjiri i Klanit tërbon Trump, reprezalje kundër trafikantëve…i shpall grup terrorist
16/12 23:00
Top Channel/ Rusia nuk fal as për Krishtlindje, refuzon marrëveshjen
16/12 22:57
Top News- Shqiptari në pranga për herë të dytë, shiste drogë dhe me arrest shtëpie
16/12 22:55
Top News- Detaje tronditëse për vrasjen e regjisorit të Hollywood dhe gruas
16/12 22:46
Top News- Kush është gruaja më e fuqishme në Shtëpinë e Bardhë? Njeriu që bën zap Trumpin
16/12 22:45
Top News- Putin “jep lajmin e madh”, ja kur do tërhiqet nga lufta në Ukrainë
16/12 22:44
Top News- BE humb autoritetin, qeveria e re çeke hedh poshtë Brukselin…ndan rrugët
16/12 22:28
Top News- Paqe, me gjak e kosto për Ukrainën/ Zelensky nuk lëshon Donbasin-Mbrojmë territoret
16/12 19:04
Top News- Anija greke e kokainës/ U nis nga Amerika Latine, kapet nga francezët në oqean
16/12 18:52
Top News – SHBA, luftë me kartelet e drogës / Ushtria godet tre anije, vriten tetë narkoterroristë
16/12 17:42
Top News- Sulm masiv terrorist i ISIS në Poloni / Ndalohet plani, shënjestra një treg krishtlindjesh
16/12 15:28
Top News – Videoja prekëse, heronjtë e Sidneit / Çifti përpiqet të ndalë autorin, më pas vriten
16/12 15:27
Top Channel/ Tërheqja e Kushner, Vuçiç: Fitoi Shqipëria, Serbia humbi 750 milionë euro investime!
16/12 15:20
Top Channel/Plumb në shpinë,heroi i Australisë rrezikon të humbasë krahun, mblidhen një milionë USD!
16/12 15:03
Top News – 10 vjeçari qëllohet me thikë / Tmerr në një shkollë në Rusi, autori vetëm 15 vjeç
16/12 15:03
Top News – Nuk ndalet lufta për Krishtlindje / Putin thotë ‘jo’: Synojmë marrëveshje paq
16/12 15:02
Top News – ‘Djali im është një hero’ / Flet babai i sirianit që çarmatosi atentatorin
16/12 13:35
Top News – U gjetën të vdekur në shtëpi / Djali i regjisorit Rob Reiner akuzohet për vrasjen
16/12 13:32
Top News – “Një polic u qëllua në ballë” / Sulmi në Bondi Beach, kryeministri hedh poshtë kritikat
16/12 13:32
Top News – Fontana di Trevi bëhet me pagesë / Nga 7 janari duhet të paguani 2 euro për ta parë
16/12 12:53
DIGITALB DIGITALB