Studiuesi i trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës tradicionale, Emin Riza është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. I lindur në 1937 në Shkodër, Riza zhvilloi karrierën e tij ndër dekada si studiues, pedagog dhe specialist në Institutin e Monumenteve të Kulturës, duke kontribuar në dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë materiale shqiptare.