Top Channel/NATO nis për herë të parë në Kosovë trupa ARF: Do zbarkojnë dhe në Maqedoninë e Veriut!
30/09/2024 14:51

NATO-ja do të dislokojë në Kosovë e Maqedoninë e Veriut gati 200 trupa nga Forcat e reja Aleate të Reagimit, ARF, e para herë që trupa të tilla zhvendosen që prej krijimit të kësaj force në muajin korrik. Në një njoftim të aleancës shpjegohet se dislokimi i trupave në fjalë në të dy vendet bëhet nga 30 shtatori deri më 16 tetor, për stërvitje që synojnë “gatishmërinë e tyre dhe mbështetje për KFOR-in”. Në Kosovë do të mbërrijnë 50 trupa të Ekipit Operacional të Ndërlidhjes dhe Zbulimit (OLRT) të ARF-së, ndërsa 150 të tjera do të shkojnë në Maqedoninë e Veriut. “Personeli i dislokuar do të performojë aktivitete stërvitore për të mbajtur në nivel të lartë gatishmërinë dhe për të testuar aftësitë e tyre dhe procedurat për dislokim të shpejtë të një force të madhe. Një pjesë e selisë së ARF-së do të integrohet përkohësisht në komandën dhe strukturat kontrolluese të misionit të KFOR-it dhe do të ketë për detyrë që të identifikojë kërkesat e mbështetjes logjistike, mbështetjen infrastrukturore dhe operacione për KFOR-in në rast të nevojës për një përforcim të pranisë së tij”, theksohet në njoftim. Dislokimi i fundit, së bashku me zhvendosjet e mëhershme të bëra gjatë këtij muaji ji në Kosovë të Forcave Strategjike Rezervë (SRF), përcjellin sipas aleancës, mesazhin se “qartë të vendosmërisë të fortë të NATO-s dhe përkushtimit për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe aftësinë e saj dhe gatishmërinë për t’u përgjigjur”. Më herët sakaq, u njoftua se trupat britanike “shkruan historinë” duke u bërë të parat forca të NATO-s që do të vendosen përgjatë një rruge të rëndësishme të Ballkanit, duke testuar kështu korridorin e ri strategjik të NATO-s.

Top News – SHBA ‘frenon’, bllokon Patriotët / FT: Sekretari i Luftës po vonon dorëzimin në Kiev
24/11 13:16
Top News – 5 mijë vdekje nga i nxehti këtë verë / Britania e Madhe u përvëlua, thyhet çdo rekord
24/11 13:16
Top News – Urdhëron mbylljen e plotë të Hormuzit / Irani kërcënon SHBA, tre cisterna nafte në flakë
24/11 13:14
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë…!’ / Bombarduesit rusë ‘terrorizojnë’ Korenë e Jugut
24/11 12:59
Top News – Ukraina ‘terrorizon’ Mesdheun. Flota ‘sekrete’ që sulmon rusët, panik për anijet tregtare
24/11 12:57
Top News – Kishte vizione të Djallit e Ferrit/Botohen ditarët e Papa Françeskut, ‘krizë shpirtërore’
24/11 12:43
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Sllovakia: Gati të mbyllë negociatat
24/11 12:25
Top News – Nga kuaj fuqi në fuqi zjarri… / Toyota “nis” të prodhojë armë, Japonia militarizohet
24/11 12:08
Top Channel/Spektakël në qiell: Sot shfaqet “Superhëna e Kastorit”,e para e tre superhënave radhazi!
24/11 12:08
Top News – Huang kthehet në krye të Nvidia-s / Pas ndërhyrjes së Trumpit, ndryshon papritur bordi
24/11 11:54
Top Channel/ Athinë, tritol lokalit të shqiptarit: Shpërthimi u kap në kamera, dyshimet e policisë!
24/11 11:47
Top Channel/ Kthimi i Jensen Huang te Nvidia, rriten “rrufeshëm” tregjet aziatike të aksioneve!
24/11 11:46
Top Channel/ Libia, fronti i ri i luftës? Kievi dhe Moska lëvizin gurët, Trump ndryshon krah!
24/11 11:44
Top Channel/ NATO “nuk fal”, paralajmëron Rusinë: Do të mbrojmë cdo centimetër të territorit tonë!
24/11 11:43
Top News – NATO do të mbrojë edhe hapësirën / Rusia do vendosë bomba bërthamore në orbitë
24/11 11:41
Top Channel/ Moska do ngrejë satelit atomik, alarmohet NATO
23/11 23:15
Top News – Rrezik për një konflikt Rusi-Estoni/ Dronë ukrainas në ajër, Moska: Po nxisni luftë
23/11 22:50
Top News- ‘Europa gati të negociojë me Rusinë’/ Rutte e Merz: Të mbrojmë territorin e NATO-s
23/11 22:50
Top Channel/63 vite nga vrasja e Kennedy, atentati që tronditi SHBA dhe misteret që vazhdojnë sot
23/11 22:37
Top News – Zelensky do Ukrainën në NATO/ Sekretari Mark Rutte i pret hovin: Jo të gjithë janë dakord
23/11 22:30