Mbrëmja e së mërkurës ishte një nga netët më të vështira për repartet zjarrfikëse në Qarkun e Shkodrës. Tre bashki u përballën njëkohësisht me vatra zjarri, të favorizuara nga era e fortë. Situata më problematike u regjistrua në Vaun e Dejës, ku flakët përfshinë një masiv me pisha dhe u përhapën me shpejtësi për shkak të erës. Për banorët, ishte një natë ankthi dhe frike, teksa flakët u afruan pranë shtëpive.