Top Channel/ Nafta shkon 224 leke, ulet taksa! Akt-normativ për të ulur akcizën
03/04/2026 19:37

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë fundjavë të rrisë përsëri çmimin e naftës, ndërkohë që është aktivizuar dhe vendimi i qeverisë për uljen e akcizës me 20%. Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të shitet në tregun e pakicës me 224 lekë, nga 218 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 6 lekësh. Ky është çmimi përfundimtar pasi i është aplikuar dhe ulja e akcizës. Por Ministria e Financave bën të ditur se nëse nuk do të ishte ulur akciza, çmimi me pakicë i naftës do të ishte 233 lekë, ose 9 lekë më shumë sesa u vendos çmimi këtë të premte. Ndërsa nënprodukti benzinë do të shitet me të njëjtin cmim duke mbetur e pandryshuar për 181 lekë për litër. Gazi nuk ishte pjesë e vendimmarrjes në këtë mbledhje, çka nënkupton se çmimi i tij mund të pësojë luhatje nga operatorët në treg. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi që prej kësaj të premte në orën 20.00 të mbrëmjes dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Përpara rritjes së cmimeve, Ministria e Financave miratoi këtë të premte edhe aktin normativ për uljen e akcizës me 20%. Teksa u bë e ditur se cdo luhatje e naftës mbi 220 lekë do të sjellië aplikimin e uljes së akcizës ndërsa ky vendim do të aplikohet edhe për benzinën nëse kalon cmimin mbi 200 lekë për litër. Përvec akcizës, në 1 litër naftë aplikohen edhe 3 taksa të tjera. Elementi që shton më shumë barrën fiskale është taksa e qarkullimit prej 27 lekë për litër. Akciza është fikse dhe 3 lekë është taksa e karbonit. Mbi këto llogaritet TVSH-ja, që është 20% mbi çmimin final.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41